Shkruar nga Jeremiah Kobina Egyabeng
Po sikur gjithçka që mendojmë rreth qëndresës të jetë e gabuar?
Në librin “Bëj Gjëra të Vështira: Pse e Kuptojmë Gabim Qëndresën dhe Shkenca Befasuese e Vërtetë e Forcës“, nga Steve Magness sfidon idenë e vjetëruar se qëndruesa është thjesht forcë brutale, shtypje e emocioneve apo “shtrëngimi e dhëmbëve” për të kaluar dhimbjen po ashtu. Në vend të kësaj, ai prezanton një model të ri të forcës së brendshme – të bazuar në vetëdije, përshtatje dhe forcë të brendshme.
Por si mund ta zhvillojmë qëndresën e vërtetë në një botë që shpesh lavdëron pritshmëritë jorealiste?
Po sikur forca e vërtetë të mos jetë thjesht për të duruar verbërisht, por për të mësuar si t’u përgjigjemi me zgjuarsi sfidave?
Ja disa mësime kyçe nga “Bëj Gjëra të Vështira”:
- Qëndresa e vërtetë nuk është të injorosh dhimbjen – është ta kuptosh atë
Modeli i vjetër thotë “Injoroje dhimbjen dhe vazhdo përpara.” Por qëndresa e vërtetë vjen nga njohja e parehatisë, kuptimi i saj dhe përgjigjia në mënyrën që ndihmon rritjen afatgjatë. - Vetë-dhembshuria ndërton më shumë qëndresë se vetë-kritika
Shumë mendojnë se të jesh i ashpër me veten të forcon, por kërkimet tregojnë të kundërtën. Të jesh i dhembshur me veten, veçanërisht kur dështon, ndihmon në rimëkëmbje dhe ndërtimin e forcës mendore. - Kontrollo reagimin tënd, jo rrethanat
Njerëzit e fortë nuk përpiqen të kontrollojnë çdo gjë përreth tyre – ata fokusohen në mënyrën si përgjigjen. Përshtatshmëria është çelësi për të duruar dhe për të pasur sukses nën presion. - Emocionet janë një mjet, jo një dobësi
Shtypja e emocioneve nuk të bën më të fortë – të bën më të brishtë. Të mësosh t’i pranosh, t’i përpunosh dhe t’i përdorësh në mënyrë strategjike të ndihmon të marrësh vendime më të mira dhe të rezistosh më gjatë. - Vetëbesimi ndërtohet me përgatitje, jo me mendime pozitive
Të thuash vetes “Unë mundem” nuk mjafton. Vetëbesimi i vërtetë ndërtohet me përgatitje, fitore të vogla dhe përballje të përsëritura me vështirësitë. - Performuesit më të mirë përballen me parehati – Por, me maturinë e duhur
Në vend që të shtyjnë verbërisht përtej kufijve, njerëzit e qëndrueshëm mësojnë të tolerojnë parehatinë gradualisht. Ata zgjerojnë kufijtë e tyre në mënyrë të kontrolluar. - Forca është të jesh i pranishëm në presionin aktual
Të mos frikësohesh nga dështimet e ardhshme apo të mos ngecesh në të kaluarën – qëndresa e vërtetë vjen nga angazhimi në momentin aktual. - Vendosmëria nuk është kurrë-mosdorëzimi – është të dish kur të ndryshosh
Të qëndrosh me kokëfortësi në një plan që nuk funksionon nuk është forcë – është mungesë vetëdijeje. Qëndrueshmëria përfshin edhe fleksibilitetin për të ndryshuar drejtimin kur është e nevojshme. - Nuk ke nevojë të kesh zërin më të lartë për të qenë i fortë
Shpesh e lidhim forcën me agresivitetin apo dominimin. Por, vetëbesimi i heshtur, qetësia e brendshme dhe reagimet e balancuara janë shenjat e vërteta të forcës. - Njerëzit më të fortë gjejnë kuptim në vështirësi
Sfidat janë të pashmangshme, por ata që kanë qëndrueshmëri të vërtetë nuk i durojnë thjesht – ata gjejnë kuptim në to dhe i përdorin si mundësi për rritje.
Pra, ëndrueshmëria nuk është thjesht forcë fizike apo mendore e verbër. Është vetëdije, përshtatshmëri dhe përkushtim inteligjent.
Ndaj, pyetja e vërtetë është: A je gati ta rishikosh çfarë do të thotë të jesh i fortë?