Forbes

100 gratë më të fuqishme në Botë sipas Forbes. Lista kryesohet nga Ursula von der Leyen

Përmbledhje audio
Dëgjo një përmbledhje të shkurtër të këtij artikulli, gjeneruar nga AI.

Kjo përmbledhje audio është gjeneruar automatikisht.

Lista e 100 grave më të fuqishme në botë, publikuar nga Forbes për vitin 2025 kryesohet nga Presidentja e Komisionit Evropian Ursula von der Leyen.
Gratë janë kryesisht drejtuese institucionesh ndërkombëtare, Drejtoresha e Përgjithshme e Organizatës Botërore të Tregtisë, Ngozi Okonjo-Iweala dhe themeluesja dhe CEO e EbonyLife Media, Mo Abudu.

Presidentja e Bankës Qendrore Evropiane, Christine Lagarde, kryeministrja e parë femër e Japonisë, Sanae Takaichi dhe presidenti i Namibisë, Netubo Ndi-Ndaitwa, janë gjithashtu në krye të listës.

Mes persanazheve publike përfshihen edhe influencër dhe sipërmarrës në fushën e modës si Kim Kardashian, bashkëthemeluese e Skims dhe sipërmarrëse mode. Ajo ka mbi 350 milionë ndjekës në mediat sociale. Këtë vit, të ardhurat e biznesit të saj vlerësohet të jenë rreth 5 miliardë dollarë.

Taylor Swift, miliardere e shpallur rreth dy vite më parë, si muzikantja e parë në këtë listë falë të ardhurave nga muzika dhe performancat e saj live, është pjesë e listës.

Sipas Forbes, gratë u përzgjodhën bazuar në katër dimensione kryesore, fuqia ekonomike, prania në median publike, ndikimi shoqëror dhe institucional dhe gjerësia e ndikimit. Vlerësimi fokusohet në gjashtë fusha kryesore: biznes, teknologji, financa, media dhe kulturë, politikë dhe filantropinë.

100 gratë në listë menaxhojnë së bashku më shumë se 4.9 trilionë dollarë të ardhura, punësojnë më shumë se 9.3 milionë njerëz dhe ndikojnë në vende që përbëjnë më shumë se gjysmën e PBB-së globale. Forbes thekson se, këto gra dallohen për qëndrueshmërinë e tyre në periudha trazirash të forta gjeopolitike dhe ekonomike.

Cilat janë dhjetë vendet e para të listës 

Presidentja e Komisionit Evropian Ursula von der Leyen, Presidentja e Bankës Qendrore Evropiane Christine Lagarde dhe Kryeministrja japoneze Sanae Takaichi kryesojnë renditjen e Forbes. Në renditje vijnë personalitete me influencë si Kryeministrja italiane Giorgia Meloni, Presidentja meksikane Claudia Sheinbaum dhe drejtuese të lartë nga fusha e biznesit global, si CEO e General Motors, Mary Barra, CEO dhe kryetarja e Citi, Jane Fraser, kryetarja dhe CEO e Fidelity Investments, Abigail Johnson dhe CEO e AMD, Lisa Su.

“Pushteti në epokën e sotme nuk kufizohet vetëm në një titull apo industri, por shprehet përmes aftësisë për të formësuar politikat, tregjet, zhvillimet teknologjike dhe trendet kulturore në një shkallë globale”, thekson Forbes.

Ndërsa gratë në fushën e politikës ndërkombëtare, kryesisht Europa, vlerësohen më së shumti, pjesa më e madhe e grave të fuqishme u përkasin Shtetteve të B ashkuara të Amerikës. në krye të fushave më favorisuese është teknologjia e vijuar nga media dhe filantropia.

Një zhvillim pozitiv i kësaj liste është rritja e pranisë së grave me influencë nga Afrika. Mes 5 grave afrikane të përfshira në renditje janë CEO e FirstRand Group, Mary Vilakazi. Ajo drejton një nga grupet më të mëdha bankare të kontinentit. Në listë është presidentja e Namibisë, Netubo Ndi-Ndaitwa, dhe CEO e Bidvest, Bhumi Madisa. Ajo kryeson grupin me rreth 130,000 punonjës.

Ngozi Okonjo-Iweala cilësohet si gruaja afrikane e parë që emërohet drejtore e përgjithshme e Organizatës Botërore të Tregtisë, ndërsa Mo Abudu njihet si një nga gratë më të fuqishme në median globale, duke krijuar partneritete historike me kompani të tilla si Netflix, Sony Pictures Television dhe AMC Networks.

Forbes

Postime të ngjashme

Filloni të shkruani termin tuaj të kërkimit më lart dhe shtypni enter për të kërkuar. Shtypni ESC për të anuluar.

Back To Top