Donald

12 vendimet kryesore të Donald Trump në ditën e tij të parë si president

Donald Trump nuk ka pritur të bëjë të qartë qëndrimet e tij, duke marrë vendime direkte rreth disa çështjeve me rëndësi globale.

Ja një përmbledhje e urdhrave ekzekutivë që Presidenti Donald Trump nënshkroi në ditën e tij të parë në Shtëpinë e Bardhë.

  1. Përfundimi i shtetësisë prej lindjes: Trump synoi të kufizojë shtetësinë bazuar në lindje për fëmijët e lindur në SHBA nga prindër që ndodhen aty ilegalisht ose me vizë afatshkurtra.
  2. Dalja nga Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH): Trump nënshkroi një urdhër për të tërhequr SHBA-në nga OBSH, duke akuzuar organizatën për menaxhimin e dobët të pandemisë COVID-19.
  3. Heqja e disa emrave të vendosura nga Obama: Trump kërkoi ndryshimin e emrit të Gjirit të Meksikës në “Gjiri i Amerikës” dhe rikthimin e emrit të malit Denali në Alaskë në “Malin McKinley”.
  4. Heqja e objektivave për automjetet elektrike: Trump anuloi një urdhër të Biden që synonte që gjysma e automjeteve të reja të ishin elektrike deri në vitin 2030.
  5. Riklasifikimi i punonjësve federalë: Trump nënshkroi një urdhër për të riklasifikuar mijëra punonjës federalë, duke e bërë më të lehtë shkarkimin e tyre.
  6. Deklarimi i një emergjence energjetike kombëtare: Trump shpalli një emergjencë energjetike për të lehtësuar prodhimin dhe shpërndarjen e energjisë fosile.
  7. Njohja e dy gjinive: Trump nënshkroi një urdhër që e bën politikën zyrtare të qeverisë që të pranojë vetëm dy gjini: mashkull dhe femër.
  8. Pauza për ndalimin e TikTok: Trump shtyu vendimin për ndalimin e TikTok për të patur më shumë kohë për të vlerësuar mënyrën e menaxhimit të sigurisë kombëtare.
  9. Shfuqizimi i 78 urdhrave ekzekutivë të Biden: Trump anulloi 78 urdhra të administratës së Biden, përfshirë ato që mbështesnin barazinë racore dhe luftimin e diskriminimit të komunitetit LGBTQ+.
  10. Deklarimi i një emergjence të kufirit të jugut: Trump nënshkroi një urdhër për të shpallur një emergjencë kombëtare në kufirin jugor të SHBA-së, duke përfshirë ndalimin e hyrjeve ilegale dhe fillimin e deportimeve masive.
  11. Falja për të akuzuarit e sulmii të 6 janarit: Trump nënshkroi urdhra për të falur individë të dënuar për ngjarjet e 6 janarit në Kapitol.
  12. Përfundimi i marrëveshjes së Parisit për klimën: Trump nënshkroi një urdhër për të tërhequr SHBA-në nga Marrëveshja e Parisit për klimën, një veprim që ai e konsideroi një mashtrim ndaj Shteteve të Bashkuara.

Këto janë disa nga masat kryesore që Trump nënshkroi në ditën e tij të parë, duke synuar të realizojë ndryshime të mëdha në politikën e brendshme dhe të jashtme të SHBA-së.

The Guardian

Postime të ngjashme

Filloni të shkruani termin tuaj të kërkimit më lart dhe shtypni enter për të kërkuar. Shtypni ESC për të anuluar.

Back To Top