Në çdo vend mund të ndizni dritat dhe ta quani festë, por udhëtarët që vërtet e duan Krishtlindjen duan më shumë. CNN ka sjellë 15 vende që ofrojnë atmosferën më të mirë të pushimeve për Krishtlindje nga Anglia deri në Filipine.
Nëse jeni i apasionuar nga udhëtimet dhe atmosfera e Krishtlindjeve shikoni destinacionet më
Rovaniemi, Lapland, Finlandë
Ndërsa miti popullor na bën të besojmë se Poli i Veriut është shtëpia zyrtare e Shën Nikollës dhe gruas së tij të gëzuar, finlandezët besojnë ndryshe.
Për ta, Rovaniemi është selia e Krishtlindjeve, e vendosur në skajin verior të Rrethit Arktik në Lapland. Fëmijët këtu bëjnë biskota me ginger me Zonjën Claus, regjistrohen në Shkollën e Elfëve ose në një klasë kaligrafie, ku shkruajnë listën e dëshirave të Krishtlindjeve me një penel tradicional.
Gjithashtu, mund të vizitoni Parkun e Kafshëve Ranua, shtëpi për arushët e vegjël polarë dhe drerët.
Arktiku është një qendër shkencore ku zbulohet misteri i dritave të veriut. Ata që kërkojnë një përvojë të vërtetë akulli mund të qëndrojnë në Hotelin e Dëborës Arktike, i bërë krejtësisht nga dëbora dhe akulli, por me saunat dhe pishina të nxehta për t’u ngrohur.
Bogotá, Kolumbi
Kryeqyteti i Kolumbisë, në lartësi të madhe, ndriçohet çdo vit me drita të shumta Krishtlindjesh.
Në Bogotá, ka traditën e “Ruta Navideña”, ose Rrugës së Krishtlindjeve. Festuesit kalojnë nëpër vendet e njohura të qytetit për të shijuar shfaqjet mahnitëse.
Día de las Velitas (Dita e Dritave të Vogla) festohet më 7 dhjetor, natën para Shën Imakolatës. Ky është fillimi zyrtar i Krishtlindjeve në Kolumbi. Njerëzit ndezin kandela të vogla dhe llampa letre dhe i vendosin ato në dritare dhe ballkone.
Krishtlindjet janë të ëmbla këtu. Natilla është një ëmbëlsirë kremoze që ngjan me flan ose puding dhe hahet bashkë me ushqime festive të tjera si buñuelos (topa brumi të skuqur që shërbehen të nxehta).
Betlehem, Pensilvani
Afër qyteteve të mëdha Filadelfia dhe Nju Jork, Betlehemi ofron një arratisje më të vogël Krishtlindjesh.
I vendosur në vitet 1700 nga kolonët Moravianë, Betlehemi krenohet për Kalendarin e tij i Adventit të Gjallë, i cili mund të shijohet 1-23 dhjetor.
“Qyteti i Krishtlindjeve” gjithashtu ka kalime me karroca me kuaj, pije festive, ekspozita historike të pemëve dhe dekorime të shumta.
Bath, Angli
Tregu i Krishtlindjeve në Bath ndriçohet natën pas Abbey Bath. Ky qytet historik në jugperëndim të Anglisë feston si lindjen e Jezu Krishtit ashtu edhe lindjen e Jane Austen me shumë evente.
Qendra Jane Austen – dhe Salloni i Çajit Mbrëtror – është vendi më i mirë për të mësuar për rezidentin më të famshëm të qytetit.
Teatri Mbretëror, i cili përmendet nga Austen në “Northanger Abbey” dhe “Persuasion”, ka një program të larmishëm me drama, muzikë, opera dhe koncerte festive.
Tregu i Krishtlindjeve i Bath ka një shumëllojshmëri produktesh dore. Bath on Ice është një mundësi e shkëlqyer për të u mbështjellë dhe për të vendosur patina.
San Fernando, Filipine
Nëse Azia do të kishte një kryeqytet Krishtlindjesh, San Fernando në Filipinet e theksuara katolike romake do të ishte një destinacion.
Qyteti, në veri të Manilës, është i njohur për Festivalin e Dritave Gjigande, i cili fillon më 14 dhjetor dhe përfundon më 1 janar. Tradita e ndriçimit të dritave të San Fernando ka nisur që në fund të shekullit të 18-të.
Pika kryesore e një vizite këtu është parol, një lanternë elektrike dhe shumëngjyrëshe Krishtlindjesh që simbolizon Yllin e Betlehemit.
Barcelona, Spanjë
Vizitorët që mund të zgjasin pushimet e tyre deri në ditën e 12-të të Krishtlindjeve – ndryshe ditën e Tre Mbretërve ose Epifanisë – mund të takohen me Melkior, Gaspar dhe Baltazar në Barcelonë.
Më 5 janar, mbretërit (të njohur gjithashtu si “treshja e mençur”) mbërrijnë me madhështi dhe me veshje të shtrenjta në portin e qytetit, me anije.
Lëshohen topa, fishekzjarre dhe ndërsa kryebashkiaku u dorëzon atyre çelësat e qytetit, magjia e e tyre fillon zyrtarisht.
Ata parakalojnë në rrugë, në një paradë mahnitëse me karroca të ndryshme.
Nairobi, Kenia
Akrobatët argëtojnë bashkatdhetarët e tyre në një karnevale në Ditën e Krishtlindjeve në Nairobi.
Vizitorët do të gjejnë muzikë të ngazëllyer Krishtlindjesh të luajtur në gjuhë të ndryshme në dyqane, në transportin publik dhe në radhët e gjatë në restorante dhe supermarkete.
Një vizitë në shtëpinë e një miku apo një restorant të njohur do t’ju mundësojë të shijoni një pjatë të mbushur me chapati, oriz të spërkatur, të njohur si pilau dhe mish të pjekur (nyama choma).
Nuremberg, Gjermani
Pazari i Krishtlindjeve në Nuremberg tradicionalisht tërheq më shumë se 2 milionë vizitorë çdo vit. Ai ka shumë histori pas vetes – përmendja e tij e parë e shkruar daton që nga viti 1628.
Në “qytetin e vogël të drurit dhe pëlhurës”, vizitorët në stendat e tregut mund të gjejnë dekorata tradicionale të Krishtlindjeve, shpesh të bëra me dorë, lodra prej druri dhe çdo lloj ushqimi dhe pijeje.
Të rriturit mund të shijojnë piperin e Nurembergut dhe kupa me verë të ngrohtë. Për familjet me fëmijët, ekziston edhe Muzeu i Lodrave.
Malta
Pavarësisht se dhjetori është periudhë jashtë sezoni, ky ishull i krishterë me shumicë katolike, i vendosur në Detin Mesdhe, ka një atmosferë festive dhe shpirtërore gjatë Krishtlindjeve.
Vizita te Presepju (skenat e lindjes së Krishtit) është një pjesë e pandashme e Krishtlindjeve këtu. Çdo vit, banorët hapin krenarisht dritaret dhe ndonjëherë edhe dyert e garazheve për të shfaqur për publikun krijimet e tyre të djepit të shenjtë.
Qendra e qytetit Valletta është e mbushur me atmosferë festive, me këngëtarë që këndojnë jashtë Katedrales Shën Gjonit. Shihni një shfaqje mbresëlënëse drita Krishtlindjesh në rrugën Republikës.
Quebec, Kanada
Rrugët e lagjes historike Petit Champlain në Quebec janë të bukura për një shëtitje.
Quebec, një vend i dashur për entuziastët e natyrës dhe të ekologjisë, është gjithashtu i mbushur me aktivitete dimri, duke ofruar programe festive për të gjitha shijet.
Qyteti i Vjetër shndërrohet në një fshat të bukur Krishtlindjesh. Ata që duan sallam dhe gështenja të pjekura mund të shijojnë tregun gjerman të Krishtlindjeve. Ata që janë më fetarë mund të shijojnë shfaqjen e skenave të lindjes së Krishtit nga mbarë bota.
San Miguel de Allende, Meksikë
Piñatat, posadat dhe ponche janë festa të njohura në qytetin që ndodhet në qendër të Meksikës, ku Krishtlindjet janë një ngjarje solemne dhe festive.
Para Krishtlindjeve, vizitorët mund të hasin Marinë dhe Josefin që shëtisin rrugëve, ndërsa banorët bëjnë pelegrinazhe nga shtëpia në shtëpi, duke kënduar për të kërkuar “posada” (strehë) dhe duke rikrijuar udhëtimin për në Betlehem.
Piñatat dhe ponc ( pije me fruta të ngrohta) ju shoqërojnë gjatë mbrëmjes në qytetin e njohur si vendi i trashëgimisë Botërore nga UNESCO për kishat e mëdha dhe arkitekturën e ruajtur mire/
Salzburg dhe Oberndorf, Austri
Vendi i lindjes i Mozartit dhe xhirimit të “The Sound of Music,” Salzburg është i përsosur si një kuti çokollate. Mendo për male me borë, arkitekturë barok dhe tregje tradicionale Krishtlindjesh.
Këtu është edhe vendi ku u këndua për herë të parë himni popullor “Silent Night” në Oberndorf bei Salzburg më 1818.
Qyteti gjithashtu pret një traditë të pazakontë të Krishtlindjeve. Në Austri dhe Bavari (në Gjermani), njerëzit veshin kostume të një krijese alpinistike të tmerrshme të quajtur Krampus dhe derdhen në rrugë për të gjetur fëmijët e këqinj, që duan dënim. Vrapimet e Krampusit në Salzburg mbahen në data të ndryshme gjatë dhjetorit.
Strasburg, Francë
Strasb0urg, qyteti me ndikime kulturore franceze dhe gjermane, mund t’ju ofrojë përvojën e Krishtlindjeve franceze dhe gjermane.
Tregu i Krishtlindjeve i Strasbourg, që daton nga 1570, pretendon të jetë tregu më i vjetër i Krishtlindjeve në Francë dhe një nga më të vjetrit në Evropë.
Seria e fshatrave tematike të Krishtlindjeve në Strasburg shndërron qytetin në një mrekulli vizuale dhe gastronomike. Qindra stenda janë shpërndarë në vende të ndryshme.
Bëni kujtime vizuale dhe fotografike me një pemë të madhe Krishtlindjesh rreth 30 metra të lartë, e cila vendoset çdo vit në sheshin kryesor të Place Kléber dhe zbukurohet me ornamente dhe drita.
Përveç tregut tradicional, ekziston edhe panairi alternativ i Krishtlindjeve, OFF, që ofron muzikë dhe artin e rrugës.
Queenstown, Zelanda e Re
Ngjyrat tradicionale të Krishtlindjeve, e kuqe, jeshile dhe të bardhë marrin një kuptim krejt të ri në Zelandën e Re.
Këtu, e kuqja përfaqëson pōhutukawan (pemën e Krishtlindjeve të Zelandës së Re me lule të kuqe), e bardha përfaqëson plazhet me rërë të pastra dhe e gjelbra? Sigurisht, kiwin!
Ata që duan diellin dhe dëshirojnë të bashkohen me Shën Nikollën në veshje për pushime, duhet të shkojnë në Queenstown, me temperature të ngrohta të verës.
Vizitorët mund të shijojnë një vakt të shijshëm Krishtlindjesh me mish qengji, ushqime deti dhe pula në grill.
New York
Qendra Rockefeller është zemra e Krishtlindjeve në New York. Pista e famshme e patinave është në funksion që nga 1936, dhe pema e zbukuruar është një traditë e Krishtlindjeve që nga 1931.
Afër Radio City, zhvillohet Spektakli i Krishtlindjeve, me Rockettes.
Në qoshen jugperëndimore të Central Park, Circle Columbus ka më shumë se 100 shitës që ofrojnë veshje, dhurata, ushqime dhe pije në Tregun e Krishtlindjeve.
Markat më të njohura të modës marrin pjesë në festivitete, duke u shfaqur në ekspozitat e dritave dhe vitrinave të dyqaneve të mëdha si Bergdorf Goodman, Saks Fifth Avenue dhe Macy’s Herald Square.