Davos

19 vende firmosin Bordin e Paqes në Davos. Kosova mes tyre

Përmbledhje audio
Dëgjo një përmbledhje të shkurtër të këtij artikulli, gjeneruar nga AI.

Kjo përmbledhje audio është gjeneruar automatikisht.

Në një ceremoni të zhvilluar gjatë Forumit Ekonomik Botëror në Davos, Zvicër, Presidenti amerikan Donald Trump dhe udhëheqës ndërkombëtarë nënshkruan detajet e Bordit të Paqes për Gaza-n, një organ i krijuar për të mbikëqyrur rindërtimin e territorit. Nga rajoni, Kosova ishte e përfaqësuar nga Presidentja Vjosa Osmani-Sadriu.

Në ceremoni morën pjesë udhëheqës dhe ministra nga 19 vende si: Bahrain, Marok, Argjentinë, Armeni, Azerbajxhan, Bullgari, Hungari, Indonezi, Jordan, Kazakistan, Pakistan, Paraguai, Katar, Arabia Saudite, Turqi, Emiratet e Bashkuara Arabe, Kosova, Uzbekistan dhe Mongolia.

Shumë vende kryesore, përfshirë Kanadanë, Francën, Gjermaninë, Italinë dhe Britaninë e Madhe nuk ishin të pranishme. Disa refuzuan ftesën dhe të tjera po e shqyrtojnë ende pjesëmarrjen.

Bordi Ekzekutiv

Shtëpia e Bardhë konfirmoi një Bord Ekzekutiv për të operacionalizuar vizionin e Bordit të Paqes. Anëtarët e tij janë:

Reagime nga Palestinezët

Kreu i Autoritetit Kombëtar Palestinez, Mohammed Mustafa, tha se dëshirojnë të punojnë me Bordit e Paqes dhe Komitetin Ekzekutiv për të siguruar që të realizojnë detyrat e tyre dhe për të përgatitur institucionet palestineze për rindërtimin e Gazës.

CNBC

Postime të ngjashme

Filloni të shkruani termin tuaj të kërkimit më lart dhe shtypni enter për të kërkuar. Shtypni ESC për të anuluar.

Back To Top