ushqime

2015-2023 Shqipëria në mesin e 10 vendeve për rritjen më të lartë të çmimeve të ushqimeve në Europë

Shqipëria renditet e 10-ta në rreth 40 vende të Europës për rritjen e lartë të çmimeve të ushqimeve ndërmjet 2015–mars 2025.

Të dhënat që burojnë nga Indeksi i Harmonizuar që BE përdor për të krahasuar ndryshimin e çmimeve në Europë tregojnë se që nga 2015-ta, Turqia kryesoi për rritjen e lartë të inflacionit të ushqimeve për shkak të valëve të inflacionit të viteve të fundit (shiko grafikën e mëposhtëm) dhe në anën tjetër Zvicra kishte rritjen më të ulët.

Indeksi shqiptar i çmimeve të ushqimeve dhe pijeve jo alkoolikë shënoi në mars të këtij viti 167 % (2015=100), që do të thotë se nga viti 2015 deri në mars 2025 çmimet e ushqimeve në Shqipëri janë rritur me 67 për qind që hyn në mesin më të lartë në Europë.

Çmimet e ushqimeve në Shqipëri u rritën 14% më shumë se mesatarja e BE-së në këtë periudhë. Eurostat e rendit Shqipërinë në vendin e 10 në 40 ekonomi, teksa para nesh renditet vende me zhvillim jo të zakon­ta, me inflacion shumë të lartë (p.sh. Turqia 1,470, Hungaria 210).

Shqipëria gjithashtu kishte rritjen më të fortë të çmimeve edhe në Rajonin e Ballkanit, duke përjashtuar Serbinë.

Rritja më ritme të larta të çmimeve të ushqimeve në krahasim me vendet e tjera në Europë dëmton e konvergjencën afatgjatë ( arritjen e standardeve të jetesës së BE).

Në njërën anë presioni në konsum nga vizitorët e huaj dhe në tjetrën plakja e popullsisë po krijojnë një mjedis me çmime më të larta dhe më të vijimësi. Zhvillimet pozitive në turizëm nuk po nxisin prodhimin bujqësor në vend dhe rriten varësinë e furnizimeve me ushqime nga importi vitet e fundit. Teksa kjo varësi po rritet mungojnë politikat që adresojnë kostot strukturore të zinxhirit të furnizimit ushqimor.

Për të zbutur pasojat e inflacionit të lartë pas luftës në Ukrainë të gjithë vendet europiane, përfshirë edhe ato të rajonit aplikuan politika agresive në rritjen e pagave dhe ndihmës për pensionet. Shqipëria ka bërë disa ndërhyrje siç ndihmori pensionistët publik, por ende mbetet më e pasigurta në këtë drejtim.

Në Shqipëri, paga mesatare mujore bruto për vitin 2024, sipas INSTAT, arriti në 77.5 mijë lekë/ muaj, ose rreth 770 euro. Në rajon, paga më e lartë është në Serbi, më e lira në Maqedoninë e Veriut (135,400 dinarë serbë). Në Bosnjë dhe Hercegovinë, paga është gati 1100 euro (2140 Bam). Në Mal të Zi paga është rreth 1030 euro. Edhe Maqedonia e Veriut me pagën mesataisht punonjësit blejnë më shumë mish në një muaj, konkretisht 62 mijë dinarë maqedonas, ose 1020 euro në muaj.

Instat

Monitor

Postime të ngjashme

Filloni të shkruani termin tuaj të kërkimit më lart dhe shtypni enter për të kërkuar. Shtypni ESC për të anuluar.

Back To Top