Gjatë vitit të kaluar, të ardhurat buxhetore shënuan 28.1% të PBB-së, niveli më i lartë në periudhën e tranzicionit, por ky rendiment nuk po përkthehet në shpenzime eficiente.
Të dhënat zyrtare tregojnë se shpenzimet publike në vitin 2024 shënojnë 28.8% të PBB-së, një trend në rënie nga një vit më parë. Madje në nivel më të ulët sesa në vitin 2014 ku ishin 31.5% e PBB-së.
Zhvillimet buxhetore të tërë viteve të fundit në pamje të parë interpretohen si shenja e një konsolidimi fiskal dhe përmirësimi të të ardhurave buxhetore. Por në thelb ato tregojnë se rënia e shpenzimeve si përqindje e PBB-së dhe pasojë e kursimit dhe disiplinës fiskale, por e paqëllimësisë për të realizuar programin buxhetor të miratuar nga ligji.
Shpenzimet publike janë rritur nga rreth 24% e PBB-së në vitin 2013 në më shumë se 28.1% në vitin 2024. Kjo arritje erdhi kryesisht nga përmirësimi i administratës tatimore, dixhitalizimi i shërbimeve fiskale, lufta ndaj informalitetit, si dhe rritja e tatimeve e taksave të bazës së gjerë.
Megjithatë, Shqipëria vijon të mbetet poshtë mesatares së rajonit dhe ndjeshëm nën vendet e BE-së, ku shpenzimet publike janë më shumë 40% të PBB-së.
Nga ana tjetër, shpenzimet publike në vitin 2024 ishin më të ulëta sesa ishin planifikuar me ligjin e buxhetit, një fenomen që tashmë është bërë kronik sidomos në zërin e investimeve publike, ku qeveria në mënyrë sistematike nuk arrin të realizojë programin vjetor.
Për shembull, sipas të dhënave të Ministrisë së Financave, në vitin 2023 u realizua vetëm 85% e fondit të parashikuar për investime, ndërsa në vitin 2022 kjo shifër ishte ende më e ulët.
Burimet e këtyre vonesave janë të shumta që nga mungesa e projekteve të gatshme për zbatim, probleme me prokurimet publike, mungesë kapacitetesh teknike në nivel vendor dhe qendror, por edhe vonesa në financimet nga donatorët ndërkombëtarë.
FMN dhe Banka Botërore, në raportet e tyre, kanë vënë në dukje përmirësimin e mbledhjes së të ardhurave, por kanë shprehur shqetësime për zbatimin e dobët të projekteve buxhetore dhe kanë sugjeruar më shumë shpenzime për mbrojtjen sociale.
Kjo paaftësi për të realizuar shpenzimet e planifikuara është një pengesë reale për zhvillimin ekonomik. Shpenzimet publike, sidomos investimet kapitale, janë një faktor kyresor për rritjen ekonomike.
Në periudhën pas tranzicionit, në vitet 1993–1997, të ardhurat ishin mesatarisht 18–22% e PBB-së, ndërkohë që shpenzimet publike herë pas here ranë në 16%. Pas vitit 1998, të ardhurat filluan të rriten ndjeshëm, duke kapur për herë të parë nivelin mbi 26% të PBB-së.
Nga viti 2010 e në vijim ka përpjekje për konsolidimin fiskal, me një ngushtim të diferencës midis të ardhurave dhe shpenzimeve.
Në vitet e 2015–2017, hendeku u ngushtua ndjeshëm, duke reflektuar përpjekjet për reforma në administratën fiskale dhe kufizimin e shpenzimeve kapitale.
Në vitet e fundit, përfshirë 2023 dhe 2024, të ardhurat janë rritur gradualisht, duke arritur rreth 28.1% të PBB-së duke arritur për herë të parë gati të njëjtin nivel me shpenzimet.