28 Nëntori, bizneset që zgjodhën të japin mesazhe sociale

Shqiptarët brenda dhe jashtë vendit kanë festuar dhe manifesuar dashurinë për atdheun dhe të parët tanë duke kujtuar Ditën e Pavarësisë, 113 vjet më parë. Sipërmarrje të shumta i kanë dedikuar festa dhe prodhime të posaçme kësaj dite, duke u bërë njësh me misionin kombëtar. Biznese të tjera, në bashkëpunim me institucione, artistë dhe fotografë kanë sjellë pamje mahnitëse të flamujve në përmasa të mëdha, sofra gjigande, siç ishte ajo e shtruar në Shkodër dhe video të dedikuara bukurive natyrore të vendit.

Ndërsa kemi përzgjedhur disa prej publikimeve mbresëlënëse, na ka tërhequr vëmendjen një prej mesazheve që lidhet me një plagë të rëndë të vendit ende sot: emigracioni.

Kompania e Real Estate Tokton, ka realizuar një video të dedikuar vendit, dashurisë për tokën tonë dhe nevojës për të mos e mbyllur pragun e derës së shtëpisë. Me interpretimin audio të aktorit tonë të mirënjohur Reshat Arbana Tokton, prek këtë plagë të dhimbshme të Shqipërisë sot, duke ftuar të rinjtë t’i japin rëndësinë e duhur tokës, vendit dhe mundësisë së tyre për të kontribuar.

TOKTON Instagram 

“Është koha të kthehemi dhe të qëndrojmë tek rrënjët. Tek familja. Tek ata që presin me zemër hapur. ‘Se pragu pa bir â si Atdheu pa zâ.’ fton mesazhi dedikuar 28 Nëntorit.

Video mbresëlënëse në mediat sociale janë gjithashtu:

VodafoneAlbania në bashkëpunim me Duli Kasmi dhe Taulant Nukaj.

Discover Puka, sjell valëvitjen e flamurit në Majën e Vopulës, Pukë. Pamjet janë mahnitëse, duke shfaqur male, kodra dhe liqenet e Komanit dhe Fierzes. Mesazhi i tyre është kaq i bukur.

Materniteti Mbreteresha Gjeraldine që ia dedikon simfonisë së jetës së re.

Adnand Bylygbashi, video dedikuar alpeve shqiptare.

 

 

 

 

 

 

Postime të ngjashme

Filloni të shkruani termin tuaj të kërkimit më lart dhe shtypni enter për të kërkuar. Shtypni ESC për të anuluar.

Back To Top