Victoria Beckham, e njohur dikur si Posh Spice nga Spice Girls, është një figurë që prej dekadash njihet për disiplinën dhe zakonet e saj të shëndetshme. Me kalimin e viteve, rutina e saj e mirëqenies ka evoluar dukshëm. Ndërsa dieta e saj mbetet kryesisht e qëndrueshme, peshk i freskët, perime, arra dhe fara, qasja e saj ndaj ushtrimeve, gjumit dhe zakoneve të përditshme është përshtatur me nevojat e saj në moshën 50-vjeçare.
Bazuar në intervistat e dhëna ndër vite, ja si ka ndryshuar rutina e saj e wellness:
1. Dieta është bërë më fleksibël
Në vitin 2006, gjatë një interviste Beckham deklaronte se ndiqte një regjim shumë të shëndetshëm të bazuar në peshk, perime dhe fruta.
Ajo vazhdon ta ruajë këtë stil ushqimi, por me kalimin e viteve është bërë më tolerante. Në intervistën për Net-a-Porter në vitin 2020, Beckham tregoi se lejon edhe ushqime të tjera në dietën e saj, si karbohidratet, verën e kuqe, tekilën, avokadon dhe yndyrat e shëndetshme si salmoni.
2. Ka shtuar stërvitjen me pesha
Në vitin 2014 në një tjetër intervistë Beckham tha se kishte nisur të shkonte rregullisht në palestër si pjesë e një rezolute të vitit të ri dhe nuk e kishte ndërprerë më. Në atë periudhë, ajo kombinonte stërvitjen me trajner, SoulCycle dhe vrapimin e gjatë.
Por deri në vitin 2023, rutina e saj ishte transformuar. Për Harper’s Bazaar, Beckham tregoi se kishte filluar të përfshinte stërvitjen me pesha dhe forcë, të cilat e ndihmonin të ndryshonte regjimin dhe të ndihej më energjike. Në një intervistë të vitit pasardhës, ajo theksoi se në moshën 50-vjeçare ndihej “më e fortë se sa në moshën 20 vjeç.”
3. Prioritet i saj është gjumi
Në vitin 2013 Beckham tregonte se flinte vetëm pesë deri në gjashtë orë natën për shkak të angazhimeve familjare dhe profesionale.
Dhjetë vite më vonë, ajo theksoi se gjumi ishte kthyer në një shtyllë kryesore të kujdesit ndaj vetes. Në një tjetër intervistë për të njëjtin publikim, Beckham tha se kishte filluar të reduktonte kohën para ekranit dhe të fokusonte më shumë në qetësimin e mendjes para gjumit, duke e bërë rutinën e shëndetshme të gjumit pjesë të pandashme të mirëqenies së saj.
4. Smoothiet e gjelbra dhe shurupet e wellness janë të përditshme
Victoria Beckham konsumon rregullisht pije të pasura me vitamina dhe lëndë ushqyese. Vogue publikoi në fillim të këtij viti rutinën e saj të mëngjesit, të ndarë nga vetë Beckham në Instagram.
Rituali i saj fillon me një ose dy lugë uthull molle me stomak bosh. Më pas, ajo dhe bashkëshorti David Beckham përgatisin smoothie të gjelbra me:
-
brokoli
-
spinaq
-
kastravec
-
selino
-
avokado
-
mollë
-
xhenxhefil
-
limon
Pas stërvitjes, Beckham konsumon edhe një smoothie tjetër me boronica, banane, mollë dhe bajame. Mëngjesin e mbyll me një shurup wellness që përmban limon, piper të zi, xhenxhefil të freskët dhe turmericë.
CNBC
