lumturi

Mënyrat për të jetuar një jetë më të lumtur

Përmbledhje audio
Dëgjo një përmbledhje të shkurtër të këtij artikulli, gjeneruar nga AI.

Kjo përmbledhje audio është gjeneruar automatikisht.

Kur flasim për suksesin,  sido që ta përkufizojmë atë, përpjekja ka rëndësi. Po ashtu edhe aftësia, përvoja, këmbëngulja dhe gatishmëria për të bërë atë që të tjerët nuk e bëjnë.

Një studim i botuar në Physics and Society zbuloi se, edhe pse një nivel i caktuar talenti është i domosdoshëm për të ecur përpara në jetë, “pothuajse kurrë njerëzit më të talentuar nuk arrijnë majat më të larta të suksesit, duke u kaluar nga individë mesatarë, por dukshëm më me fat”.

Të punosh më fort, të mendosh më zgjuar dhe të mos dorëzohesh kurrë, sigurisht që rrit shanset për sukses. Megjithatë, në fund të ditës, të duhet edhe pak fat.

Lajmi i mirë është se jo i gjithë fati është i rastësishëm. Sipas neurologut James Austin, në librin Chase, Chance, and Creativity: The Lucky Art of Novelty,  fati shfaqet në katër forma kryesore, ndërsa mbi tri prej tyre njeriu mund të ushtrojë ndikim të drejtpërdrejtë.

1.Fati i rastësishëm

Është fati që shfaqet pa paralajmërim dhe pa asnjë kontribut nga ana jonë , një rastësi e pastër, jashtë çdo kontrolli. Të mbështetesh vetëm te ky lloj fati,  vështirë se mund të quhet strategji.

2. Fati që vjen nga lëvizja

Ky është fati që krijohet duke vepruar, duke provuar, duke eksperimentuar, duke dalë nga rutina.

Shembull tipik është dërgimi i një emaili të ftohtë për t’i shprehur dikujt vlerësimin për punën e tij. Nuk e di çfarë do të ndodhë ,por pikërisht një veprim i tillë i paparashikueshëm mund të çojë në një mundësi të madhe. Në raste të tilla, një kontakt i thjeshtë mund të shndërrohet në bashkëpunimin më fitimprurës dhe më përmbushës të karrierës.

Nuk mund të “të qëllojë” personi i duhur nëse nuk takon shumë njerëz. Sa më shumë njerëz takon, aq më shumë rriten gjasat për fat.
Fati nga lëvizja nuk të gjen kurrë në divan as realisht, as metaforikisht.

3. Fati që vjen nga vetëdija

Ky lloj fati lidhet me aftësinë për të dalluar dhe shfrytëzuar mundësitë. Të shohësh një mundësi është një gjë; të kesh aftësitë, përvojën dhe burimet për ta kapur, është diçka tjetër.

Një rastësi e favorshme, si njohja me njerëzit e duhur, nuk mjafton gjithmonë nëse nuk je gati ta kthesh atë në përfitim real.

Sipas një eksperimenti të përshkruar nga Richard Wiseman në librin The Luck Factor, njerëzit që e konsiderojnë veten me fat kanë tendencë të dallojnë dhe të shfrytëzojnë më shumë mundësi sesa ata që e shohin veten si të pafat.

Në eksperiment, individët që e perceptonin veten si me fat e dallonin mundësinë shumë më shpejt ,ndërsa disa nga ata që e shihnin veten si të pafat nuk e vunë re fare. Diferenca nuk ishte te mundësia, por te mënyra e të menduarit.

Vëmendja e qëllimshme, e shoqëruar me besimin se ajo ka ndikim, shpesh është ajo që e kthen një rastësi në mundësi.

4. Fati që vjen nga veçantia

Sipas Austin, ky lloj fati lidhet me “hobi të veçanta, stile jetese unike dhe mënyra jo të zakonshme veprimi.

Nuk ke pse të jesh i çuditshëm për të qenë unik. Edhe një kombinim i pazakontë interesash mund të bëjë diferencën. Njohuritë për tema të ndryshme, nga sportet specifike, te historia apo fusha teknike  mund ta kthejnë një takim rastësor në një bisedë të thellë dhe, me kalimin e kohës, në një marrëdhënie profesionale dhe personale afatgjatë.

Takimi mund të ketë qenë rastësi, por vazhdimësia vjen nga lëvizja, vëmendja dhe veçantia.

Nëse dëshiron të jesh më me fat:

  • tako më shumë njerëz

  • bëj më shumë gjëra

  • provo gjëra të reja dhe të pazakonta

  • ji bujar me vlerësimet, urimet dhe mirënjohjen

  • dhe mbi të gjitha, mos ki frikë të kërkosh.

Fati shpesh vjen nga një “po”: një ide e pranuar, një propozim i dëgjuar, një kërkesë e realizuar. Por askush nuk thotë “po” nëse nuk pyetet.

Siç ka thënë Steve Jobs:
“Shumica e njerëzve nuk pyesin kurrë. Dhe pikërisht kjo i ndan, ndonjëherë, ata që bëjnë gjëra nga ata që vetëm ëndërrojnë.”

Nuk mund ta kontrollosh fatin e rastësishëm. Ti mund të ndikosh te format e tjera të fatit duke zgjedhur si të reagosh ndaj rastësive dhe sa shpesh e vendos veten në pozicionin për të qenë “me fat”.

Në fund, fati nuk është vetëm rastësi. Shpesh është rezultat i lëvizjes, vëmendjes dhe guximit për të vepruar.

inc.com

Postime të ngjashme

Filloni të shkruani termin tuaj të kërkimit më lart dhe shtypni enter për të kërkuar. Shtypni ESC për të anuluar.

Back To Top