1. Jini më të mirë me veten
Shpesh ndjejmë zhgënjim me veten. Duam të arrijmë nivele të reja ose të rimarrim aftësi që kemi humbur. Nëse jeni ambicioz, gjithmonë ekziston një boshllëk midis asaj që doni të bëni dhe asaj që mund të bëni.Shumica presin të jenë të sjellshëm me veten vetëm pasi të përmirësohen. Por personi që do ta bëjë përmirësimin ka nevojë për dashamirësi tani.Versioni juaj i papërsosur i sotëm është ai që do të bëjë punën për t’u bërë më i fortë dhe më i mençur nesër.Kështu që, jini të mirë me veten sot.Kjo qasje është themeli i këshillave të tjera për vetëpërmirësim. Madje, është një strategji më vete: nëse do t’i flisnit vetes me më shumë butësi gjatë përpjekjeve për t’u rritur, ndoshta do të përmirësoheshit më shumë.
2. Rikthehuni dhe analizoni punën tuaj
Kur përfundojmë një detyrë ,sidomos nëse ka qenë e lodhshme apo emocionale , duam vetëm ta mbyllim dhe të kalojmë te tjetra. Por në vend që ta lini pas, reflektimi mbi procesin mund t’ju ndihmojë të përmirësoheni.
Këtu mund të ndihmojë edhe inteligjenca artificiale. Supozoni se keni shkruar një raport me pesë versione të ndryshme, përmes shumë email-eve me klientin. Nëse privatësia e lejon, mund t’i kërkoni AI-t të analizojë ndryshimet midis versioneve ose komunikimet, për të nxjerrë modele dhe përmirësime të mundshme.
Me kalimin e kohës, kjo analizë mund t’ju ndihmojë të dalloni mënyra për të përmirësuar procesin, për të shmangur rikthimet e panevojshme ose për të lënë përshtypje më profesionale tek klientët.
Kujdes vetëm që AI mund të “përqendrohet tepër” në detaje specifike, prandaj mos e merrni çdo sugjerim si rregull të përgjithshëm.
3. Zbato parimin “eksploro dhe shfrytëzo” në jetën tënde
Imagjinoni ditën tuaj si një labirint. Ju njihni një rrugë që funksionon ,atë që ndiqni çdo ditë por nuk e dini nëse është më e mira, sepse nuk keni provuar të tjera.
Këtu hyn parimi i explore–exploit: nuk është optimale të bëjmë gjithmonë të njëjtën gjë, por as të provojmë gjithmonë diçka të re. Si udhëzim, ndiqni rutinën që funksionon rreth 80% të kohës dhe eksperimentoni me diçka të re 20% të kohës.
Ndoshta një herë në javë, zgjidh një mënyrë ndryshe për t’u çlodhur pas punës. Ndonjëherë nuk funksionon, por ndonjëherë po, dhe kjo të ndihmon të evoluosh.
4. Rishikoni bindjen tuaj më të fortë.
Ato që i themi vetes më shpesh, i vëmë më pak në dyshim.
“Duhet të zgjohem në orën 6 të mëngjesit.”
“Duhet të bëj një master.”
“Duhet të nis një podcast.”
Këto “duhet” bëhen si zëra që përsëriten aq shpesh sa fillojmë t’i marrim si të vërteta absolute, jo si zgjedhje. Por ndoshta “duhet”-i më i fortë që keni nuk është aspak i nevojshëm madje mund të jetë pengesë.
Le ta vini në pikëpyetje. A është me të vërtetë e domosdoshme, apo thjesht e brendësuar nga pritjet e të tjerëve?
5. Përmirësoni mënyrën si reagoni ndaj surprizave të pakëndshme
Kur mendojmë për vetëpërmirësim, zakonisht kemi parasysh qëllime aktive: të planifikojmë, të arrijmë, të ndërmarrim hapa. Por edhe mënyra se si reagojmë ndaj situatave të papritura është pjesë e rritjes personale.
Imagjinoni të merrni një mesazh për të konfirmuar një blerje në një faqe gjermane ,por ti nuk ke bërë asnjë blerje. Kupton menjëherë që karta jote është komprometuar. E para ndjen stres dhe nervozizëm, por pastaj ndalesh. Kujtohesh se po punon për të përmirësuar reagimin tend. Nuk do t’i japësh më shumë energji se ç’duhet. Telefonon bankën, bllokon kartën, merr një të re dhe vazhdon ditën.
Kështu,ti e mbyll situatën pa lejuar që t’ë prishësh humorin apo fokusin.
Reagimet e qeta, me kalimin e kohës, bëhen mënyra juaj natyrale dhe kjo ul ndjeshëm stresin.
Ndryshimet e brendshme vlejnë po aq sa ato të dukshme
Ndryshimet më të fuqishme nuk janë gjithmonë ato që duken. Mënyra si i flisni vetes, si reagoni apo si mësoni nga e kaluara, janë forma të vetëpërmirësimit që përfitojnë çdo ditë.
Me vetëdije dhe reflektim, këto ndryshime të vogla grumbullohen, ashtu si zakonet e mira. Nuk do të duken dramatike si një dietë e re apo një certifikatë profesionale, por do t’ju ndihmojnë të bëheni një version më i mirë, më i qetë dhe më i qëndrueshëm i vetes.