teknologjia

Tendencë, teknologjia dhe AI po bëhen “nikoqirët” e shtëpive shqiptare

Teksa ju jeni në zyrë punët tuaja të shtëpisë “bëhen vetë”. Kjo nuk ndodh figurativisht. Me një klik ju mund të kontrolloni pajisjet përmes aplikacioneve dhe të vendosni në punë lavatriçen, sistemin e kondicionimit, robotin që pastron dyshemenë apo të nisni gatimin tuaj të radhës.

Gjithmonë e më shumë shqiptarët po investojë te pajisjet “e zgjuara”. Edhe pse kjo nuk është ende masive, është një tendencë që po vihet re gjithmonë e më shumë ndër blerjet që bëjnë konsumatorët, pohuan operatorë të tregut për “Monitor”.

Synimi i pajisjeve të avancuara është që të ofrojnë komoditet më të lartë për konsumatorët, të jenë më efikase por edhe më miqësore me mjedisin.

Alexandros Kosenas, CEO i Neptun, tregon se pajisjet smart dhe integrimi i Inteligjencës Artificiale po marrin gjithmonë e më shumë peshë në totalin e blerjeve që bëjnë konsumatorët.

“Pajisjet smart të integruara me IoT (Internet of Things), veçoritë e drejtuara nga Inteligjenca Artificiale dhe aftësitë për monitorimin e energjisë po transformojnë industrinë. Përveç opsioneve të survejimit të shtëpisë, interesi për të cilat ka shënuar rritje të shpejtë në kërkesë, sot kemi frigoriferë që menaxhojnë inventarin dhe lavatriçe që optimizojnë ciklet e larjes bazuar në ngarkesën dhe llojin e rrobave, pra tashmë teknologjia po rishkruan komoditetin. Kontrolli zanor, përdorimi në distancë nëpërmjet telefonit dhe integrimi në ekosistemet e shtëpive smart janë gjithnjë e më të rëndësishme, shumë prej tyre tashmë kërkohen dhe përdoren edhe në tregun shqiptar”, nënvizon z.Kosenas.

Pajisjet elektroshtëpiake nuk po shihen më si pjesë të ndara në një shtëpi, por si një ekosistem inteligjent që lidhet ngushtë me jetën e përditshme të konsumatorit. Të paktën kështu shprehet Albi Avdiu, CEO Electromagic.

“Një nga risitë më të mëdha që po transformon tregun e pajisjeve elektroshtëpiake është padyshim teknologjia smart. Pajisjet e sotme nuk janë më thjesht funksionale, por janë të integruara me sisteme inteligjente që i lejojnë përdoruesit t’i kontrollojnë në distancë, përmes aplikacioneve mobile ose asistentëve virtualë. Kjo do të thotë që konsumatori mund të ndezë lavastoviljen ose lavatriçen edhe kur nuk është në shtëpi, të kontrollojë frigoriferin për sasinë e produkteve ose të programojë kondicionerin sipas orareve të nevojshme”, nënvizon ai.

Markat kudo në botë po investojë gjithmonë e më shumë në aspektin inovativ në një garë agresive të një tregu që evoluon shpejt.

Monitor 

Postime të ngjashme

Filloni të shkruani termin tuaj të kërkimit më lart dhe shtypni enter për të kërkuar. Shtypni ESC për të anuluar.

Back To Top