Isa Boletini

“Rruga Isa Boletini” do të inaugurohet në New York

Në Island të New York-ut, më 30 nëntor do të inaugurohet rruga që do të mbajë emrin e heroit kombëtar Isa Boletini, një ngjarje e veçantë që përkon me muajin e Pavarësisë së Shqipërisë. Ceremonia do të zhvillohet në kryqëzimin mes Father Capodanno Blvd dhe Seaview Avenue, aty ku tashmë ndodhet edhe rruga që mban emrin e Ismail Qemalit, duke krijuar një simbolikë të fuqishme të historisë dhe kujtesës kombëtare shqiptare në një prej qyteteve më të mëdha të botës.

Kjo nismë është rezultat i përpjekjeve të komunitetit shqiptar në Staten Island dhe veçanërisht i Shoqatës Shqiptare Amerikane të udhëhequr nga presidenti i saj, Naser Nika. Angazhimi i tij dhe mbështetja e gjerë e komunitetit shqiptar në SHBA bënë të mundur që emri i Isa Boletinit të vendoset në një hapësirë publike të New Yorkut, si dëshmi e respektit dhe krenarisë së diasporës për figurat e lavdishme të historisë sonë.

Përfaqësues të familjes Boletini, mes tyre Armend Murati, kanë shprehur mirënjohje për këtë arritje, duke e cilësuar si një akt që forcon lidhjet mes diasporës dhe rrënjëve kombëtare. Vendosja e emrit të Isa Boletinit pranë Ismail Qemalit përçon një mesazh të qartë: kujtimi i heronjve dhe sakrificave të tyre vazhdon të ruhet e të nderohet, pavarësisht largësisë gjeografike.

Atlantiku

Postime të ngjashme

Filloni të shkruani termin tuaj të kërkimit më lart dhe shtypni enter për të kërkuar. Shtypni ESC për të anuluar.

Back To Top