Arjeta Dhima

Arjeta Dhima sjell “Ventrilokuizëm Show” në ArTurbina

Arjeta Dhima sjell një shfaqje unike dhe të rrallë  për publikun shqiptar më 22 tetor, në Teatrin Eksperimental “ArTurbina”. Artisja prezanton “Ventrilokuizëm Show”, një mbrëmje plot humor, magji dhe surpriza që premton të mbetet gjatë në kujtesën e spektatorëve.

ARJETA DHIMA

Ky është i vetmi show i këtij lloji në rajon, duke e bërë eksperiencën edhe më të veçantë për të gjithë ata që do të marrin pjesë. Ventrilokuizmi, një formë arti e rrallë që kombinon teatrin, komedinë dhe mjeshtërinë e zërit, do të vijë për herë të parë në skenën shqiptare me një produksion të realizuar nga PRE POST, me mbështetjen e Ministrisë së Turizmit, Kulturës dhe Sportit.

Data: 22 Tetor 2025
Ora: 20:00
Vendi: ArTurbina, Teatri Eksperimental – Salla 150
Rezervime: 069 407 7755

Publiku shqiptar është i ftuar të përjetojë një natë të pazakontë, ku arti, humori dhe origjinaliteti bashkohen në një show që nuk duhet humbur.

Postime të ngjashme

Filloni të shkruani termin tuaj të kërkimit më lart dhe shtypni enter për të kërkuar. Shtypni ESC për të anuluar.

Back To Top