DPSHTRR

DPSHTRR sjell në Shqipëri çmimin ndërkombëtar “Heritage Hall of Fame 2025”

Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimeve të Transportit Rrugor (DPSHTRR), përmes projektit Retro Albania, organizon në Tiranë, më 4 tetor, një aktivitet të veçantë ndërkombëtar që synon forcimin e rolit të Shqipërisë në ruajtjen dhe promovimin e trashëgimisë automobilistike.

Ky aktivitet e vendos kryeqytetin shqiptar në qendër të vëmendjes ndërkombëtare, duke pritur delegacione të huaja dhe duke e pozicionuar Shqipërinë si një pikë referimi për kulturën automobilistike dhe turizmin.

Pjesë kyçe e aktivitetit është ndarja e çmimit prestigjioz Heritage Hall of Fame, i akorduar çdo vit nga Fédération Internationale des Véhicules Anciens (FIVA), një institucion që ka dhënë kontribute të jashtëzakonshme në ruajtjen e mjeteve historike.

Ky çmim i rëndësishëm akordohet për herë të parë në Shqipëri dhe fitues i tij për vitin 2025 është koleksionisti shqiptar, Medi Halilaj, në shenjë vlerësimi për kontributin e tij të çmuar dhe të qëndrueshëm në ruajtjen e mjeteve klasike.

Ky aktivitet jo vetëm që i jep Shqipërisë një përmasë të re ndërkombëtare, por edhe dëshmon përkushtimin e DPSHTRR për të promovuar kulturën, historinë dhe inovacionin në fushën e transportit.

event

Citimi i Ditës
Albanian Edition

“Një mendje pozitive krijon një jetë pozitive.”

Postime të ngjashme

Filloni të shkruani termin tuaj të kërkimit më lart dhe shtypni enter për të kërkuar. Shtypni ESC për të anuluar.

Back To Top