Paketë financiare për të forcuar financimin e tregtisë dhe investimet e gjelbra në NVM-të Shqiptare
- 5 milionë Euro hua për të ndihmuar NVM-të Shqiptare të investojnë në teknologji të gjelbra dhe të përputhen me standardet e BE-së
- Limit prej 5 milionë Eurosh për lehtësimin e tregtisë për të zgjeruar operacionet tregtare të Tirana Bank dhe promovuar tregtinë rajonale
- Mbështetje nga donatorë: Danimarka, Luksemburgu, Norvegjia, Zvicra dhe Shtetet e Bashkuara
Banka Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZH) po mbështet sektorin financiar në Shqipëri me një paketë financiare deri në 10 milionë Euro për Tirana Bank.
Ky projekt shënon partneritetin e parë të BERZH me Tirana Bank dhe përfshin financimin për investimet e gjelbra dhe lehtësira financiare e tregtare që synojnë fuqizimin e bizneseve vendase dhe rritjen e qëndrueshme rajonale.
- Një hua prej 5 milionë Eurosh për Tirana Bank në kuadër të Programit BERZH për Rritjen e Qëndrueshme të NVM-ve për të mbështetur investimet e gjelbra në ndërmarrjet mikro, të vogla dhe të mesme (NMVM-ve) në Shqipëri. Projekti do të nxisë investimet në teknologji dhe shërbime të gjelbra me performancë të mirë. Do të inkurajojë bizneset vendase të shkojnë përtej mënyrës së zakonshme të të bërit biznes, duke rritur konkurrueshmërinë e tyre në tregun rajonal në përputhje me standardet e Bashkimit Evropian (BE) dhe standardet e tjera ndërkombëtare. NVM-të vendase do të përfitojnë deri në 10 përqind të shumës së huasë duke bërë investime të reja më të përballueshme. Këto stimuj grantësh për programin do të mbështeten nga Luksemburgu, Norvegjia, Zvicra dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës përmes Fondit të Ndikimit të Biznesit të Vogël të BERZH, si dhe nga Danimarka.
- Një limit financimi tregtie deri në 5 milionë Euro për Tirana Bank sipas Programit të Lehtësimit të Tregtisë (TFP) së BERZH-it. Ky program promovon tregtinë ndërkombëtare midis ekonomive ku Banka investon dhe me ekonomitë të tjera, përmes një sërë produktesh. Në kuadër të programit, u ofrohen garanci bankave konfirmuese ndërkombëtare për të mbuluar riskun e transaksioneve të ndërmarra nga Tirana Bank. Programi gjithashtu ofron kredi afatshkurtra për të mbështetur financimin para dhe pas dërgesës, si dhe ofron financim të kapitalit qarkullues të nevojshëm për tregtinë e jashtme. Programi do t’i mundësojë Tirana Bank të zgjerojë operacionet e saj të financimit tregtar, të forcojë rritjen e saj bankar korrespondente dhe të promovojë tregtinë ndër-rajonale. Programi plotësohet me një plan bashkëpunimi teknik që synon rritjen e aftësive të bankës në financimin tregtar, ofertën e produkteve dhe ekspertizën institucionale.
Charlotte Ruhe, Drejtoreshë Menaxhuese e BERZH për Evropën Qendrore dhe Juglindore, tha:
“Jemi të kënaqur që po fillojmë partneritetin tonë me Tirana Bank për të lehtësuar qasjen në financimin e gjelbër dhe mbështetjen e tregtisë në Shqipëri. Ky bashkëpunim është i rëndësishëm për rritjen e qëndrueshme, forcimin e konkurrueshmërisë rajonale dhe ndihmon përafrimin e bizneseve vendase me standardet ndërkombëtare. Duke kombinuar mjete financiare me asistencën teknike ne po krijojmë mundësi të reja për inovacion dhe qëndrueshmëri në sektorin privat shqiptar.”
E themeluar në vitin 1996, Tirana Bank ishte banka e parë private në Shqipëri. Si një bankë universale, ajo ofron një gamë të plotë shërbimesh financiare, me fokus të fortë si në banking-un e korporatave ashtu edhe në atë të individëve. Me kalimin e viteve, Tirana Bank ka forcuar pozicionin e saj në tregun financiar të Shqipërisë, duke ofruar vazhdimisht produkte dhe zgjidhje inovative të përshtatura për nevojat në zhvillim të klientëve të saj.
Dritan Mustafa, CEO i Tirana Bank, shtoi:
“Jemi krenarë që bashkëpunojmë me BERZH për dy nisma me ndikim, të cilat shërbejnë si dëshmi e vizionit tonë afatgjatë për fuqizimin e bizneseve shqiptare. Huaja e Programit të Rritjes së Qëndrueshme të NVM-ve i ndihmon bizneset e vogla të investojnë në teknologji të gjelbra, ndërsa lehtësia e financimit tregtar forcon aftësinë për të mbështetur tregtinë ndërkufitare. Këto programe pasqyrojnë angazhimin tonë për të nxitur rritje gjithëpërfshirëse dhe të qëndrueshme, dhe për ta pozicionuar Tirana Bank si një katalizator për inovacionin dhe konkurrueshmërinë në tregun shqiptar.”
BERZH zhvillon aktivitetin e saj në Shqipëri që prej vitit 1991, duke investuar mbi 2.3 miliardë Euro përmes 168 projektesh në të gjithë vendin, që ndihmojnë në ndryshimet të ekonomisë.