nobel prize

Çmimi Nobel në Ekonomi 2025, shkon për shpjegimin e rritjes ekonomike të nxitur nga inovacioni

Çmimi Nobel në Ekonomi 2025 do të ndahet mes tre akademikëve, Joel Mokyr, Philippe Aghion dhe Peter Howitt, për punën e tyre mbi rolin e inovacionit në gjenerimin e rritjes ekonomike.

Gjysma e çmimit i shkoi Joel Mokyr për “identifikimin e kushteve që mundësojnë një rritje të qëndrueshme përmes progresit teknologjik”, ndërsa gjysma tjetër u nda mes Philippe Aghion dhe Peter Howitt për “teorinë e rritjes së qëndrueshme përmes shkatërrimit krijues (creative destruction)”.

Joel Mokyr përdori burime historike për të zbuluar shkaqet që e bënë rritjen e qëndrueshme një normë të re. Ndërkohë, Philippe Aghion dhe Peter Howitt studiuan mekanizmat që qëndrojnë pas rritjes së qëndrueshme ekonomike.

Në një artikull të vitit 1992, ata zhvilluan një model matematikor për atë që njihet si shkatërrim krijues: kur një produkt i ri dhe më i mirë hyn në treg, kompanitë që shesin produktet e vjetra humbasin përfitimet e tyre. Ky koncept shpjegon sesi inovacioni vazhdon të nxisë rritjen ekonomike dhe ndryshimin në treg.

Postime të ngjashme

Filloni të shkruani termin tuaj të kërkimit më lart dhe shtypni enter për të kërkuar. Shtypni ESC për të anuluar.

Back To Top