tetori roz

Tetori Rozë: Mamografi falas pa sistem referimi

 

Në të gjithë vendin vijon zbatimi i Programit Kombëtar për Depistimin e Kancerit të Gjirit, duke ofruar mamografi falas për gratë e moshës 40-50 vjeç dhe ato mbi 50 vjeç, të targetuara si grup risku.

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ndau sot përvojën e tri zonjave nga Tirana pas kryerjes së mamografisë falas në Poliklinikën Qendrore nr. 3, një nga 16 pikat stacionare ku ky shërbim ofrohet çdo ditë të vitit.

Mesazhi i tyre, si edhe i ekspertëve të shëndetit, është i njëjtë, se kontrolli i hershëm shpëton jetë.

Ato iu bënë thirrje grave të kryejnë mamografinë falas, pasi është shpëtim jete për gruan dhe sepse çdo ditë e jetës vlen.

Elton Petoshati, mjek imazherist tha se “ekzaminimi i gjirit është falas, i bashkohemi edhe ne si repart sensibilizimit të vajzave dhe grave për patologjitë e gjirit, të mos anashkalohet asnjë lloj shqetësimi, pasi ekzaminimi i hershëm është vendimtar”.

MSHMS bëri të ditur se në javën e parë të tetorit, në kuadër të fushatës së ndërgjegjësimit për kancerin e gjirit, janë kryer 779 mamografi falas në rang vendi, sipas të dhënave të Institutit të Shëndetit Publik dhe Operatorit të Shërbimit të Kujdesit Shëndetësor.

Shërbimi i kryerjes së mamografisë ofrohet falas gjatë gjithë vitit në 16 poliklinika dhe spitalet në të gjithë vendin, si dhe në 2 njësitë e lëvizshme të mamografisë.

Përgjatë muajit tetor fashat janë të hapura në çdo spital dhe poliklinikë ku çdo grua mund të kryejë mamografinë në çdo kohë pa sistem referimi vetëm me anë të një mjeti identifikimi.

ata

Postime të ngjashme

Filloni të shkruani termin tuaj të kërkimit më lart dhe shtypni enter për të kërkuar. Shtypni ESC për të anuluar.

Back To Top