vesna-yoad-web

Vesna Mardonović dhe Yoad Mick në AllWeb Digital 2025/ Si analitika dhe imagjinata po ndërtojnë bizneset e së ardhmes

Kur flasim për teknologjinë, marketingun digjital, kreativitetin dhe fuqinë për të ndryshuar mënyrën se si mendojmë e veprojmë, AllWeb Digital Conference 2025 mbetet skena ku këto koncepte marrin jetë. AllWeb Digital Conference nuk është vetëm një ngjarje për profesionistët e teknologjisë, marketingut digjital dhe inovacionit, por është vendi ku lindin idetë që ndryshojnë mënyrën si punojmë, mendojmë dhe ndërtojmë të ardhmen. Në këtë edicion, dy prej folësve që pritet të lënë gjurmë janë Yoad Mick dhe Vesna Mardonović, dy personalitete me rrugëtime të ndryshme, por me një qëllim të përbashkët: t’u vinë në ndihmë njerëzve dhe bizneseve të çlirojnë potencialin e tyre të plotë dhe të kenë sukses.

Vesna Mardonović: Shkenca dhe strategjia pas vendimeve më të zgjuara mediatike

Me mbi 30 vite përvojë në lidership dhe pozita drejtuese, marketing dhe strategji mediatike, Vesna ka ndikuar në mënyrën se si disa prej markave më të mëdha botërore mendojnë për komunikimin dhe ndikimin. Rrugëtimi i saj profesional shtrihet nga ndërtimi i një agjencie të suksesshme mediatike si CEO, duke drejtuar OMG/OMD/PHD Adriatik (kemi parasysh vendet që lagen nga ujrat e detit Adriatik) dhe Ballkan, deri te shërbimi në ekipin drejtues të GSK, ku ajo ishte përgjegjëse për planifikimin strategjik dhe taktik të medias në 30 tregje.

Sot, Vesna ndihmon organizatat të optimizojnë vendimmarrjen e tyre mediatike, të përmirësojnë performancën e agjencive dhe të maksimizojnë kthimin nga investimi përmes auditimeve të përshtatura, konsulencës dhe trajnimeve. Qasja e saj ndërthur analizën e bazuar në të dhëna me kuptimin njerëzor, duke njohur se strategjia e madhe mediatike nuk ka të bëjë vetëm me numra, por me krijimin e lidhjeve kuptimplota me njerëzit.

Karriera e saj përfshin role me ndikim të lartë si Drejtore për CEE Consumer Healthcare në GSK, drejtimin e programeve globale të trajnimit të medias të GSK dhe udhëheqjen e ekipeve ndërkombëtare drejt efikasitetit dhe rezultateve të matshme. Si Presidente e Effie Awards Slovenia 2020 dhe trajnuese e certifikuar nga London School of Business Coaching, Vesna sjell jo vetëm ekspertizë, por edhe empati dhe perspektivë në çdo projekt që udhëheq.

E apasionuar pas turizmit dhe zbulimit të destinacioneve të reja, nga ku ka vizituar plot 65 vende, Vesna frymëzohet nga sjellja reale njerëzore, duke vëzhguar, mësuar dhe përkthyer këto njohuri në strategji që i bëjnë markat më të rëndësishme dhe me ndikim.

Yoad Mick: Nga forcat speciale tek trajneri i imagjinatës

Duke ardhur nga një sfond profesional krejtësisht i ndryshëm, Yoad Mick na kujton se transformimi i vërtetë fillon në mendje. Ish-oficer i forcave speciale, më pas i diplomuar në psikologji, krijues reklamash dhe më vonë drejtues marketingu, Yoad ka ndërtuar një karrierë që bashkon zgjedhjen, disiplinën dhe kreativitetin me rritjen personale dhe profesionale, përmes një metodologjie unike që trajnon imagjinatën si një muskul të quajtur IMAGYM (Imagination Gym).

Si coach i imagjinatës, Yoad i ndihmon individët dhe ekipet të aktivizojnë atë që ai e quan “Proactive Imagination”, një qasje e re ndaj mendimit dhe veprimit që i lejon njerëzit të çlirojnë potencialin që tashmë e kanë brenda vetes. Kjo nuk është vetëm një teknikë, por një mënyrë jetese që ushtron mendjen për të parë më shumë mundësi, për të marrë vendime më të guximshme dhe për të udhëhequr me vetëdije.

Përvoja e tij në agjencitë më të mira të reklamave dhe në korporata ndërkombëtare në role ekzekutive i ka dhënë atij një kuptim të thellë të mënyrës se si funksionojnë njerëzit dhe organizatat. Kjo e ka lejuar të hartojë programe që sot përdoren në universitete, akseleratorë startup-esh dhe programe trajnimi për drejtues në mbarë botën duke ndihmuar qindra liderë, studiues dhe themelues të arrijnë transformime të prekshme.

Në një epokë ku të gjithë flasin për inteligjencën artificiale, Yoad rikthen vëmendjen te diçka thellësisht njerëzore, inteligjenca imagjinative: aftësia për të përfytyruar atë që ende nuk ekziston dhe për ta bërë realitet.

Kur strategjia takohet me imagjinatën

Në skenën e AllWeb Digital 2025, prania e Vesna Mardonović dhe Yoad Mick nuk është rastësi. Ajo simbolizon takimin e dy forcave plotësuese: strategjisë dhe imagjinatës, logjikës dhe kreativitetit, analizës dhe intuitës.

Vesna demonstron se si ekspertiza mbi mediat, njohja strategjike dhe udhëheqja e bazuar në të dhëna mund të udhëheqin vendimmarrje më të mençura dhe me ndikim, ndërsa Yoad tregon se si imagjinata i bën këto vendime më njerëzore, të qëndrueshme dhe frymëzuese. Së bashku, ata përfaqësojnë dy anët e së njëjtës monedhë,  suksesin e qëndrueshëm që lind kur saktësia analitike takon vizionin krijues.

Një skenë për të mësuar, reflektuar dhe vepruar

Pjesëmarrja e tyre në AllWeb është një mundësi unike për të gjithë ata që duan të ecin një hap përpara,  jo vetëm në karrierë, por edhe në mënyrën si mendojnë për suksesin. Ata nuk do të flasin për teori, por për metoda konkrete që kanë ndryshuar mendje, biznese dhe organizata në mbarë botën.

Në një kohë kur transformimi digjital kërkon jo vetëm njohuri teknike, por edhe inteligjencë emocionale e imagjinative, Vesna dhe Yoad sjellin formulën që e bën këtë të mundur.

Nëse kërkoni një arsye për të mos munguar këtë 6 nëntor, ajo është e thjeshtë: sepse  në AllWeb Digital do të takohen mendjet që po e formësojnë të ardhmen e biznesit, inovacionit dhe lidershipit në Ballkan … dhe përtej tij.

Biletat janë të disponueshme në faqen zyrtare të konferencës: allweb.digital

Postime të ngjashme

Filloni të shkruani termin tuaj të kërkimit më lart dhe shtypni enter për të kërkuar. Shtypni ESC për të anuluar.

Back To Top