Luiza Gega

Luiza Gega gati për Paris 2024: “Koha për të korrur frytet e punës së palodhur”

Atletja e njohur shqiptare Luiza Gega, e cila ka përfaqësuar me krenari Shqipërinë në shumë gara ndërkombëtare, ka ndarë një mesazh të fuqishëm me ndjekësit e saj në Instagram.

Me entuziazëm dhe optimizëm, ajo ka njoftuar përgatitjet e saj për Lojërat Olimpike Paris 2024, duke reflektuar mbi punën e palodhur dhe sfidat e këtij viti.

“Gjithë punës së fortë dhe të vështirë tani i erdhi fundi. Është koha për t’u nisur për në #Paris2024,” shkruan Gega. Edhe pse nuk e konsideron këtë vit si më të mirin e saj, ajo shpreh besim të plotë se përkushtimi dhe përpjekjet e saj do të shpërblehen.

Ky postim reflekton vendosmërinë e saj për të vazhduar përpara dhe për të dhënë maksimumin, duke shpresuar që të arrijë suksese të reja në skenën më të madhe sportive botërore.

Për të parë postimin në rrjetin social, Instagram, klikoni këtu.

Postime të ngjashme

Filloni të shkruani termin tuaj të kërkimit më lart dhe shtypni enter për të kërkuar. Shtypni ESC për të anuluar.

Back To Top