Dorina Karafili drejton kompaninë e saj “Dotax Treuhand”, është anëtare e organizatave të suksesshme shqiptare, si “Global Women” dhe “Albanian Diaspora Business Network in Switzerland”
Dorina Karafili pa dyshim se është një nga storiet e suksesit në Zvicër, në kantonin e Bazelit, transmeton albinfo.ch.
Dorina Karafili, profesioniste shqiptare në Zvicër, është specialiste në kontabilitet dhe administrim biznesi në Bazel. Përfundoi studimet për Administrim Biznesi në Universitetin e Tiranë, si dhe në Universitetin e Ekonomisë dhe Administrimit të Biznesit të Vjenës, Austri. Ajo jeton prej 9 vjetësh në zvicër, ku ka punuar në një nga kompanitë e njohura në kantonin e Bazelit. Dorina, që nga viti 2021 drejton kompaninë e saj “Dotax Treuhand”, e cila ofron shërbime për kompanitë e vogla dhe të mesme në pjesën gjermanishfolëse të Zvicrës, në fushën e financave dhe taksave. Ajo është gjithashtu anëtare e organizatave të suksesshme shqiptare, si “Global Women” dhe “Albanian Diaspora Business Network in Switzerland”.
Ajo ka lindur në Pogradec, ndërsa prej 9 vjetësh jeton në Bazel të Zvicrës.
Në vitin 2009 ajo u vendos në Austri për të vazhduar studimet në Universitetin e Ekonomisë dhe Administrimit të Biznesit të Vjenës, si një nga universitetet më të mira në Evropë.
Pas studimeve, Dorina vendosi të transferohet në Bazel të Zvicrës, ku jeton prej 9 vjetësh, për arsye profesionale.