Një nga zërat më të bukur që ka dhuruar Shqipëria në skenat botërore të operës, Ermonela Jaho, vjen në Gjakovë për një mbrëmje të paharrueshme muzikore “Nji Za, Nji Shpirt”.
E njohur si një nga sopranot më të ndjera dhe më të dashura në botë, Ermonela Jaho ka prekur zemrat e publikut në Royal Opera House në Londër, Metropolitan Opera në Nju Jork, Opera e Parisit dhe shumë teatro prestigjioze në mbarë botën. Zëri i saj i ngrohtë, interpretimi i thellë emocional dhe përkushtimi ndaj artit e kanë bërë një simbol të shpirtit shqiptar në arenën ndërkombëtare.
Data: 15 Nëntor 2025
Ora: 19:00
Pallati i Kulturës “Asim Vokshi”, Gjakovë
Në këtë mbrëmje të veçantë, publiku i Gjakovës do të ketë mundësinë të përjetojë nga afër artin dhe emocionin e një artisteje që ka ngritur lart emrin e Shqipërisë dhe trojeve shqiptare në çdo skenë ku ka kënduar.
Festivali organizohet nga Fondacioni për Gjakovën, në kuadër të nismës për të sjellë në qytet artin e vërtetë, kulturën dhe emocionin që bashkon njerëzit përmes muzikës.
Një zë që të prek shpirtin. Një mbrëmje që nuk duhet humbur.