restorant

Restoranti më i vogël në botë ndodhet në Itali: ‘Solo per due’

Disa njerëz preferojnë darka të mëdha në shoqëri, me hapësira të bollshme, ndërsa të tjerë zgjedhin intimitetin dhe qetësinë e një ambienti më të vogël. Për këta të fundit, ekziston një vend i veçantë: restoranti më i vogël në botë, i ndodhur në Itali.

Nëse dëshiron të provosh këtë eksperiencë unike, duhet të udhëtosh në provincën e Rietit, në fshatin mesjetar të Vacone, ku ndodhet restoranti “Solo per due”. Siç sugjeron edhe emri, ky vend mund të presë vetëm dy persona në të njëjtën kohë, për drekë ose darkë, duke ofruar një eksperiencë kulinare të paharrueshme, me një atmosferë romantike dhe të ngrohtë ,ideal për çiftet.

Restoranti është i vendosur pranë mbetjeve të një vile të lashtë romake, që dikur shërbente si shtëpi fshati e poetit latin Orazio, dhuratë nga Mecenati, me një dysheme mozaiku të mahnitshme. Pasi kaloni portën, do të ndiheni të rrethuar nga një kopësht i mirëmbajtur, me palma nga e gjithë bota.

Gjatë stinës së ngrohtë, mund të hani jashtë, duke shijuar panoramën magjepse të një vreshti dhe ullishteje. Nëse moti nuk e lejon, nuk ka problem pasi dhoma e brendshme është po aq e veçantë, me një oxhak të vjetër që ngroh ambientin. Pasi uleni, dritat zbehen dhe qirinjtë krijojnë atmosferën e duhur. Kamarieri është në dispozicion vetëm kur thirret me një zile argjendi, për të mos shqetësuar çiftin.

Eksperienca kulinare dhe rezervimi

Restoranti “Solo per due” sjell shijen e traditës italiane, duke përdorur përbërës të freskët të përzgjedhur sipas sezonit. Lista e verërave është e pasur dhe përfshin etiketa nga kantinat më të mira të vendit.

Pas rezervimit, është e domosdoshme të konfirmoni brenda shtatë ditëve. Në këtë fazë përcaktohen të gjitha detajet që do ta bëjnë përvojën tuaj të veçantë: zgjedhja e menusë, muzika, dekorimi me lule për partnerin/partneren, ora e saktë e mbërritjes, madje edhe mundësia e një shfaqjeje fishekzjarrësh. Çmimi për këtë eksperiencë unike është 500 euro, duke përfshirë të gjitha detajet e dakordësuara (jashtë përfshihen verërat speciale, shampanja dhe dekorimet më të veçanta me lule).

Për ata që kërkojnë një darkë intime, elegante dhe me shije të shkëlqyer, Solo per due” është destinacioni perfekt për një eksperiencë të paharrueshme në zemër të Italisë.

menshealth.com

Postime të ngjashme

Filloni të shkruani termin tuaj të kërkimit më lart dhe shtypni enter për të kërkuar. Shtypni ESC për të anuluar.

Back To Top