28 Nëntor

28 Nëntor, Shqipëria feston sot 113-vjetorin e shpalljes së pavarësisë

Shqipëria sot shënon 113 vjet nga shpallja e Pavarësisë, një moment historik kur më 28 nëntor 1912, në Vlorë, Ismail Qemali ngriti flamurin kuqezi dhe shpalli pavarësinë e Vilajeteve shqiptare nga Perandoria Osmane. Ky akt u krye në praninë e 83 delegatëve të ardhur nga të gjitha trevat shqiptare, duke e bërë Vlorën qendrën e bashkimit kombëtar. Menjëherë pas shpalljes së Pavarësisë  u  krijua qeveria e parë e shtetit të pavarur, e drejtuar po nga Ismail Qemali, si dhe ngritja e Pleqësisë, duke vendosur themelet e institucioneve të para shtetërore shqiptare.

Shpallja e Pavarësisë ishte jo vetëm kurorëzimi i përpjekjeve shekullore për liri dhe ruajtjen e identitetit kombëtar, por edhe një përgjigje e qartë ndaj planeve të monarkive ballkanike që synonin copëtimin e trojeve shqiptare. Me këtë vendim historik, Shqipëria iu bashkua kombeve të Evropës si një shtet më vete, duke hapur rrugën për zhvillim politik, shoqëror dhe kulturor.

Për të sjellë atmosferën e atyre ditëve, kemi përzgjedhur disa foto nga Albanian Vintage Photography, një faqe në Instagram, Facebook dhe LinkedIn e njohur për arkivin e saj të pasur me mijëra fotografi dhe materiale historiko–kulturore që dokumentojnë trashëgiminë shqiptare ndër shekuj. Fotot i përkasin festimit të përvjetorit të parë të Pavarësisë në Vlorë, më 28 nëntor 1913. Ato pasqyrojnë emocionin, solemnitetin dhe krenarinë e një kombi që sapo kishte fituar lirinë dhe po hidhte hapat e parë drejt shtetformimit. Këto pamje ju kthejnë pas në kohë, duke i rikujtuar këtij 28 Nëntori historinë dhe emocionet e epokës që vulosi identitetin tonë kombëtar.

Albanian Vintage Photography
Albanian Vintage Photography
Albanian Vintage Photography
Albanian Vintage Photography

Postime të ngjashme

Filloni të shkruani termin tuaj të kërkimit më lart dhe shtypni enter për të kërkuar. Shtypni ESC për të anuluar.

Back To Top