“Diella” e domosdoshme, por jo e pakorruptueshme

Shkruar nga Profesor, Dr. Arben Malaj.

Pyetjes se, a është e pagabueshme dhe e pakorruptueshme ministrja “Diella” e qeverisë shqiptare, e fokusuar në fushën e prokurimeve publike, si në çdo sistem të inteligjencës artificiale ajo nuk mund të jetë as e pagabueshme dhe as e pakorruptueshme. Asnjë teknologji deri tani, sado e avancuar që të jetë, nuk e eliminon rrezikun e gabimeve apo ndikimeve të jashtme. “Ministrja Diella” nuk mund të jetë e pagabueshme sepse modelet e IA janë statistikore: ato analizojnë të dhëna, por mund të japin rezultate të pasakta kur të dhënat janë:

(i) të mangëta, të vjetruara ose

(ii) të gabuara.

Gabimet e programimit dhe interpretimit të të dhënave mbeten gjithmonë të mundshme. Automatizimi i proceseve publike rrit shpejtësinë, por nuk garanton saktësi absolute.

A është e pakorruptueshme “Diella”?

Përgjigjja, përmes inteligjencës artificiale, është: teknikisht një aplikacion IA nuk korruptohet si individët, por mund të manipulohet, keqpërdoret ose programohet me prirje të caktuara, për shembull;

(i) Bias në algoritme (tendencë e njëanshme): nëse ushqehet me të dhëna të njëanshme, vendimet e tij pasqyrojnë këtë njëanshmëri.

(ii) Ndryshime të qëllimshme në kod: kush ka kontroll teknik mund të fusë privilegje të paligjshme:

(iii) Keqpërdorim i të dhënave publike: rrezik për privatësi, diskriminim ose selektivitet politik.

kontabilistët i kthejnë ato në:

(i) vendime strategjike;

(ii) plane financiare të besueshme;

(iii) rekomandime për investime dhe vlerësime të qëndrueshmërisë financiare.

Në epokën e mbingarkesës së të dhënave, kontabilistët mbeten “filtri i arsyes”. Sfida e kontabilistëve është kalimi nga “ruajtës librash” në “arkitektë të sistemeve të raportimit”.

Sfidat e kontabilistëve të miratuar në epokën e IA janë: humbja e rolit tradicional dhe rreziku i zëvendësimit. Që në hapat e parë të informatizimit dhe tani të inteligjencës artificiale, dukej se roli i kontabilistëve mund të zëvendësohej, pasi detyrat bazë kryhen më shpejt dhe më lirë nga sistemet inteligjente. Kontabilistët e fokusuar vetëm në detyra rutinë rrezikojnë të mbeten të tepërt.

IA mund të ndihmojë në përpunimin e 40% deri në 60% të punëve rutinë të kontabilistëve. Por humbja e vendeve të punës për kontabilistët dhe audituesit nuk do të jetë në të njëjtën shkallë. Koha e fituar përdoret për qeverisjen më produktive.

“Ministrja Diella” shton kohën për analiza më të thelluara, duke rritur cilësinë e menaxhimit sa më produktiv dhe sa më efektiv të çdo njësie ekonomike, publike apo private. Sipas studimeve të deritanishme, IA mund të shkurtojë 40 deri në 60 për qind të kohës së punës rutinë, lehtësisht të konvertueshme në algoritme. Reduktimi i vendeve të punës është më i vogël se koha e punës së reduktuar nga aplikimi i IA. Aplikimi i inteligjencës artificiale në mënyrë të suksesshme dhe efektive rrit te kontabilistët dhe audituesit nevojën për aftësi të reja digjitale. Kërkohet zotërimi dinamik i evoluimit të IA. Pa këto aftësi, vlera profesionale zvogëlohet ndjeshëm. Aftësitë që kërkohen sot janë: data analytics, kontrolli i sistemeve IA, auditimi në mjedis dixhital. Edhe kur IA gabon, përgjegjësia mbetet te kontabilisti. Ai duhet të verifikojë rezultatet dhe të dokumentohet saktësia e tyre. Presioni për të pranuar rezultate të IA pa verifikim, mungesa e transparencës së algoritmeve dhe rreziku i manipulimit kërkojnë integritet të lartë. Data scientists, specialistë IT dhe analistë risku po hyjnë fuqishëm në financë.

Kontabilistët mbrojnë rolin e tyre vetëm duke ofruar gjykim profesional, etikë dhe interpretim të standardeve. IA nuk e zëvendëson kontabilistin e miratuar; IA zëvendëson kontabilistin që nuk evoluon. Ata që adoptojnë teknologjinë, zhvillohen vazhdimisht dhe ruajnë integritetin bëhen më të vlefshëm se kurrë për biznesin, shtetin dhe publikun. Profesioni nuk zhduket, transformohet. Jemi në hapat e para të zhvillimit shumë të shpejtë të IA. Nuk ka akoma direktiva të qarta për raportin midis avancimit të IA dhe pasojave që ajo mund të shkaktojë, sidomos nga superkompjuteri. Absolutizmi i inteligjencës artificiale për “mrekullitë e saj” në qeverisjen e një vendi vë në pikëpyetje përfitimet reale dhe sidomos rreziqet në rritje. Rreth 1 500 shkencëtarë dhe personalitete publike, nëpërmjet një peticioni po kërkojnë një pauzë të përkohshme në zhvillimin e sistemeve të inteligjencës artificiale më të fuqishme, ngaqë ritmi i përparimit po i tejkalon mekanizmat e sigurisë. Paralajmërohet fort për rreziqe serioze nga humbja e kontrollit mbi sisteme shumë inteligjente, deri te ndikimet në demokraci,  punësim dhe stabilitet shoqëror. Ka nevojë urgjente për rregullim, transparencë dhe auditime të pavarura, në mënyrë që përdorimi i IA të jetë i sigurt dhe i përgjegjshëm. Kërkohet kuadër rregullator që teknologjitë e avancuara t’i shërbejnë shoqërisë pa krijuar rreziqe të pakthyeshme.

Panorama

 

Postime të ngjashme

Filloni të shkruani termin tuaj të kërkimit më lart dhe shtypni enter për të kërkuar. Shtypni ESC për të anuluar.

Back To Top