Drejtuesit e kompanive (CEO) e vlerësojnë veten shumë lart në çdo dimension të lidershipit duke filluar nga kultura dhe vizioni, te puna në ekip si dhe te efektiviteti personal .Ata e vlersojnë veten më shumë sesa i vlerësojnë bordet dhe bashkëpunëtorët e tyre të afërt.
Ky fenomen lidhet me “efektin Lake Wobegon”, i emërtuar sipas qytetit imagjinar ku “të gjithë fëmijët janë mbi mesataren”. Ai përshkruan prirjen njerëzore për të mbivlerësuar aftësitë personale , një dukuri që, sipas autorëve, është shumë prezente edhe në zyrat e ekzekutivëve më të fuqishëm.
Kjo diferencë në perceptim nuk është thjesht psikologjike, ajo ka kosto reale. Kalimet e dobëta të drejtimit në nivel CEO-je fshijnë çdo vit rreth 1 trilion dollarë nga vlera e tregut global, ku një pjesë e madhe lidhet me zonat e verbra që liderët nuk i identifikojnë në kohë.
Lajmi i mirë është se disa prej CEO-ve më të suksesshëm në botë, si Jamie Dimon i JPMorgan Chase, Reed Hastings i Netflix dhe Larry Fink i BlackRock e kanë kthyer feedback-un në superfuqinë e tyre. Për ta, vetëdija dhe reflektimi nuk janë “aftësi të buta”, por aftësi strategjike.Praktikat që CEO-t më të mirë në botë përdorin për të rritur vetëdijen dhe efektivitetin:
1. Kërko të vërtetat që nuk dëshiron t’i dëgjosh
Jamie Dimon thekson se rreziku më i madh për liderët është vetëkënaqësia.CEO-t e suksesshëm kërkojnë në mënyrë aktive informacion që sfidon supozimet e tyre dhe pyesin:“Çfarë nuk po shoh? Kush po më fsheh të vërteta të pakëndshme?”Kjo kulturë vigjilence i mbron kompanitë nga krizat.
2. Krijo struktura të sinqerta feedback-u
Liderët e mirë nuk presin që feedback-u të vijë natyrshëm.Ata ndërtojnë mekanizma formalë – anketa 360°, takime pa protokoll, debate të hapura që i detyrojnë ekipet të flasin lirshëm. Transparenta e brendshme rrit shpejtësinë e mësimit dhe ul rreziqet.
3. Prano dobësitë si aset, jo si kërcënim
Në vend që ta fshehin pasiguritë, CEO-t më të mirë i pranojnë ato hapur. Reed Hastings i Netflix shpjegon shpesh gabimet e tij përpara ekipit, duke e kthyer gabimin në mësim. Kjo krijon kulturë psikologjikisht të sigurt, ku njerëzit inovojnë pa frikë.
4. Rrethoje veten me njerëz që të sfidojnë
CEO-t me performancë të lartë nuk kërkojnë “po-thënës/manikinë”. Ata mbajnë afër njerëz të zgjuar, të pavarur dhe kritikë – që i sfidojnë idetë më të forta. Larry Fink i BlackRock është shembull tipik: ai ndërton ekipe ku secili ka të drejtë të thotë “jo”.
5. Menaxho energjinë dhe emocionet po aq sa strategjinë
Roli i CEO-s është emocionalisht i lodhshëm. Liderët më të mirë mësojnë të menaxhojnë veten: ritmin, qetësinë, stresin, fokusin. Ata investojnë në gjumë, sport, reflektim, mentorë dhe “spastrim mendor”. Sepse nëse nuk menaxhon veten, nuk mund të menaxhosh askënd tjetër.