Sipas hulumtimeve të Harvard dhe Deloitte, besimi i punonjësve të frontit tek inteligjenca artificiale (IA) që ofrohet nga kompanitë ka rënë ndjeshëm gjatë vitit 2025. Përdorimi i mjeteve të aprovuara ra 15%, ndërsa punonjësit shpesh përdorin mjete të paautorizuara, duke treguar se sfida nuk është mosbesimi ndaj IA në përgjithësi, por ndaj mjeteve që imponohen nga punëdhënësi. Ky mosbesim lidhet shpesh me frikën se IA mund të zëvendësojë rolet e tyre.
Për të adresuar këtë problem, kompanitë mund të ndjekin pesë qasje kryesore:
1. Matja e besimit
-
Kompanitë duhet të kuptojnë nivelin e besimit duke matur katër faktorët kryesorë: besueshmëria, aftësia, transparenca dhe humaniteti.
-
Matja e besimit ndihmon drejtuesit të shohin ku ka mungesë besimi dhe të ndërmarrin veprime të drejta, si rritja e transparencës në vendimmarrjen e inteligjencës artificiale.
-
Punonjësit me besim të lartë janë më të motivuar, më të angazhuar dhe më të gatshëm të zhvillojnë aftësi të reja.
2. Zhvillimi i aftësive të punonjësve të frontit
-
Shumë punonjës frikësohen se inteligjencës artificiale do t’i zëvendësojë, por ajo gjithashtu krijon role dhe mundësi të reja.
-
Trajnimi duhet të përfshijë jo vetëm aftësi teknike, por edhe aftësi për zgjidhje problemesh dhe inteligjencë emocionale.
-
IKEA është shembull praktik: përmes përdorimit të IA, kompania reskilloji 8,500 punonjës për role më kuptimplote dhe ndërtoi një program trajnimi IA për 70,000 punonjës deri në 2026, duke rritur motivimin dhe ulur largimin vullnetar.
3. Projektimi i inteligjencës artificiale me punonjësit
-
Punonjësit duhet të përfshihen në krijimin e mjeteve IA për të ndërtuar besim dhe agjenci.
-
Walmart përdor platformën Element për të testuar dhe përmirësuar mjete IA me inputin e punonjësve, duke përfshirë një aplikacion fleksibil për oraret dhe një sistem përkthimi real-time.
-
Bashkë-krijimi rrit besimin dhe motivimin për përdorim.
4. Nxitja e eksperimentimit
-
Punonjësit duhet të kenë hapësira të sigurta për të testuar IA pa frikë nga ndëshkimi.
-
Colgate-Palmolive krijoi AI Hub, ku punonjësit mund të ndërtojnë asistente IA për detyra të përditshme, duke rritur përdorimin praktik dhe përshtatjen e teknologjisë në punë.
5. Fuqizimi i liderëve të frontit
-
Liderët e ekipit janë çelësi për adoptimin e IA. Punonjësit i besojnë më shumë drejtuesve të tyre sesa kompanisë në tërësi.
-
Trajnimi i drejtuesve për të kuptuar, përdorur dhe komunikuar vlerën e IA siguron që adoptimi të jetë i suksesshëm.
-
Intuit organizoi ditë trajnimi për ekspertët e frontit, ku liderët e mesëm udhëhoqën se si IA mund të përmirësojë punën, duke shndërruar adoptimin në një lëvizje të përbashkët.
Besimi është thelbësor për përdorimin e suksesshëm të inteligjencës artificiale: punonjësit që i besojnë asaj e përdorin më shpesh, më efektivisht dhe kursen kohë. Derisa punonjësit e frontit nuk i besojnë inteligjencës artificiale dhe nuk përfshihen në përdorimin e saj, përfitimet reale të teknologjisë nuk mund të arrihen dhe ajo mbetet vetëm një potencial i pa-shfrytëzuar. Duke investuar në trajnimin, përfshirjen dhe mbështetjen e punonjësve, kompanitë shndërrojnë pasigurinë në besim dhe mundësojnë që punonjësit të përfitojnë vërtet nga teknologjia.
