Gjetja e klientëve të parë shpesh vendos fatin e një startup-i edhe pse teknologjia dhe automatizimi e kanë bërë nisjen e një biznesi më të lehtë, përpjekjet direkte dhe interaktive mbeten të domosdoshme për suksesin fillestar.
Një shembull klasik janë vajzat e një shkolle që shesin biskota shtëpi më shtëpi edhe pse sot mund të përdorin metoda moderne si porositë online ose rrjetet sociale, kjo eksperiencë intensive ndërton rezistencë, vetëbesim dhe aftësi ndërpersonale, të cilat janë thelbësore për çdo sipërmarrës.
Këshillat e Paul Graham nga viti 2013 mbeten të vlefshme: startup-et duhet të bëjnë gjëra që nuk mund të masivizohen lehtë, sidomos kur janë në kërkim të klientëve të parë.
Për shembull, themeluesit e Stripe nuk prisnin që përdoruesit të regjistroheshin online; ata shkonin personalisht tek klientët, instalonin produktin dhe siguronin funksionimin e tij në vend. Në mënyrë të ngjashme, themeluesit e Airbnb ndihmonin përdoruesit një nga një për të përmirësuar ofertat, ndërsa Grubhub digitalizonte menu-të e restoranteve manualisht.
Megjithatë, kjo punë intensive ka kufijtë e saj. Ndërsa biznesi rritet, nuk është e qëndrueshme të vazhdohet me vizitat ose punën manuale. Thelbësore është të dihet se kur duhet të kalosh nga puna direkte me klientët tek proceset që mund të zbatohen për një klentelë më të gjerë. Hulumtimet tregojnë se zgjerimi i parakohshëm mund të rrisë rrezikun e dështimit, ndërsa qëndrimi shumë gjatë në fazën intensive mund të ngadalësojë zhvillimin dhe të zhgënjejë përdoruesit e hershëm. Praktika më e mirë është të vazhdohet testimi dhe marrja e feedback-ut.
Jotform, platforma e krijuar nga Aytekin Tan, ende interviston përdoruesit dhe ofron shpërblime për kohën e tyre, duke marrë informacion të saktë mbi nevojat e klientëve. Teknologjia dhe IA mund ta lehtësojnë procesin, por nuk mund të zëvendësojnë kontaktin personal dhe njohurinë direkte të tregut.
Në epokën e inteligjencës artificiale dhe automatizimit, puna e hershme dhe intensive mbetet një element kyç për suksesin. Ajo krijon besim, kupton nevojat e klientëve dhe siguron bazën për të amplifikuar më pas ato që funksionojnë me ndihmën e teknologjisë.
