Shkruar nga Allison Morrow
Redaktorët e Merriam-Webster, një prej institucionit më autoritar për gjuhën angleze në Amerik, gjithashtu botues i një prej fjalorëve më të përdorur në botë, e shpallën fjalën “slop”, fjalën e vitit 2025 ku në shqip përshtatet me fjalë llum. Ata e përshkruan këtë term si diçka që instinktivisht nuk dëshiron ta prekësh. Sipas Allison Morrow, kjo metaforë përshkruan në mënyrë të saktë ndjesinë e bezdisjes dhe mosbesimit që shumë njerëz ndiejnë sot ndaj përmbajtjeve të krijuar me inteligjencë artificiale.
Në këtë kontekst, ajo bën një parashikim që e pranon se mund të tingëllojë si klishe: 2026-a mund të shënojë fillimin e marketingut “100% të krijuar nga njeriu”.
Sipas saj, problemi nuk është thjesht qarkullimi i imazheve absurde apo pamjeve virale të krijuara me IA, si video me kafshë tepër sentimentale apo plotë të tjera por fakti që kjo përmbajtje po bëhet gjithnjë e më e sofistikuar. Shenjat që dikur bënin dallimin, si ndriçimi artificial, duart e shtrembëruara apo sfondet e çuditshme, janë përmirësuar ose janë zëvëndësuar pothuajse me pamje reale.
Një shfletim në TikTok, të jep ndjesin gjithë kohës të kuriozitetiti nëse e dallove videon e rreme apo jo? Ndjesia e të qenit i mashtruar krijon lodhje, mosbesim dhe frustrim dhe pikërisht nga këto krijime nis reagimi kundër inteligjencën artificiale i Morrow.
Ajo sjell si shembull iHeartMedia, sloganin “guaranteed human”, të cilët premtojnë se nuk do të përdorin persona ose muzikë të gjeneruar nga IA. Studimet e kësaj kompanie tregojnë se rreth 90% e dëgjuesve preferojnë krijimet nga njeriu edhe pse shumë prej tyre përdorin vetë mjete të inteligjencës artificiale.
Sipas Allison Morrow, ky nuk është vetëm një rast. Media e pavarur kanadeze The Tyee ka vendosur të mos përdorë IA për krijimet e tyre, ndërsa disa institucione të tjera mediatike që e futën shumë shpejt IA, po përballen me pasoja dhe kritika publike, si në rastin e podcast-it të gabuar të Washington Post.
Në industrinë e filmit dhe televizionit, Morrow vëren se mesazhi po bëhet gjithnjë e më i qartë: disa produksione, si seriali Pluribus i Apple TV, theksojnë se çdo element i tyre është “krijuar nga njeriu”, duke siguruar autenticitet, origjinalitetin të përmbajtjes. Nga ana tjetër, figura si “Tilly Norwood”, një “aktore” e krijuar plotësisht nga IA, shihet me skepticizëm dhe nuk është mirë pritur nga publiku. Ky krahasim tregon se punët e krijuar nga njeriu dhe eksperimentet digjitale ndikojnë tek shikueshmërit.
Sipas analizës së Allison Morrow, madje edhe platforma vizuale e Pinterest po humbet përdoruesit më besnikë për shkak të përmbajtjes së mbingarkuar me IA. Ndërkohë, reklamat e pajisjes “Friend”, një asistent IA që regjistron biseda, i janë dëmturar reklamat publike, me mbishkrime që nxisin njerëzit të flasin me njëri-tjetrin, jo me rrobotë.
Morrow përmend edhe iniciativa më radikale, si Slop Evader, një shtesë për shfletuesit e internetit, e cila filtron rezultatet e kërkimeve dhe tregon vetëm përmbajtje të krijuar para daljes së ChatGPT-së. Qëllimi i kësaj është t’i ndihmojë përdoruesit të marrin informacione të krijuara nga njeriu dhe jo ato të gjeneruara me IA.
Ajo vëren se ky reagim kundër inteligjencës artificiale është ende i vogël krahasuar me entuziazmin e madh të korporatave dhe Wall Street-it, të cilët e shohin inteligjencën artificiale si motorin e ardhshëm të ekonomisë. Megjithatë, sipas saj, sa më shumë IA të promovohet si zgjidhje universale për produktivitet dhe kreativitet, aq më shumë njerëzit do ta shohin atë si një kurth.
Përvoja reale me chatbot-e dhe gjeneratorë imazhesh, shkruan Morrow, është e përzier: nga argëtimi i padëmshëm te rreziqe serioze si dezinformimi, deepfake-et dhe përforcimi i narrativave të rreme.
Në fund konsumatorët dhe krijuesit mund të jenë duke arritur një mbingopje. Ndoshta jo duke refuzuar plotësisht IA, por duke kërkuar me ngulm që disa gjëra, sidomos marketingu dhe tregimi i historive, të mbeten të bëra nga njeriu, për njeriun, shprehet ajo.
Kjo është arsyeja pse, sipas saj, 2026-a mund të shënojë fillimin e një epoke të re: marketing më njerëzor, më autentik dhe më të besueshëm.
