kafene

Kjo është kafeneja ku mund t’i shkruani vetes letra dhe t’i merrni pas disa vitesh

Përmbledhje audio
Dëgjo një përmbledhje të shkurtër të këtij artikulli, gjeneruar nga AI.

Kjo përmbledhje audio është gjeneruar automatikisht.

Café Pli është kafeneja me një nga konceptet më të veçanta jo vetëm në Paris, por në të gjithë botën, e vendosur në Le Marais, Pli fton njerëzit të shijojnë produktet më të mira, latte apo çajrat klasikë, e deri tek ëmbëlsirat si biskota, kruasantë dhe kekë.

Menuja e gjerë nuk është i vetmi element për të cilin vizituesit zgjedhin ta shtojnë Café Pli në listën e tyre të interesit. Pikërisht në këtë kafene mund të merrni pak kohë për të reflektuar me emocionet, mendimet dhe ndjesitë tuaja, e për t’i hedhur në letra të cilat do t’i merrni vite më vonë.

Mund të jenë dëshira apo qëllime ato që hidhni në letrat e Café Pli, të cilat shkruhen në kafene, vendosen në një zarf të mbyllur, arkivohen nga stafi i kafenesë dhe dërgohen në adresën e autorit në datën e zgjedhur.

Në botën kaotike të gjithësecilit, të infektuar nga ndikimet e jashtme dhe teknologjia, koha me veten është intimiteti më i madh që mund të arrish. Atmosfera e Café Pli është nostalgjike dhe poetike, çfarë stimulon kujtesën dhe dialogun me veten, në mënyrë që vërtetësia të jetë thelb i atyre letrave.

classlifestyle.com

Postime të ngjashme

Filloni të shkruani termin tuaj të kërkimit më lart dhe shtypni enter për të kërkuar. Shtypni ESC për të anuluar.

Back To Top