liderë të teknologjisë

4 mësimet më të rëndësishme nga intervistat me liderët që po formësojnë Inteligjencën Artificiale

Përmbledhje audio
Dëgjo një përmbledhje të shkurtër të këtij artikulli, gjeneruar nga AI.

Kjo përmbledhje audio është gjeneruar automatikisht.

 Business Insider: Shkruar nga Lee Chong Ming

Pas një viti intervistash dhe bisedash me mbi 50 liderë të teknologjisë që nga drejtues të kompanive me vlerë triliona dollarë deri te themelues të rinj që po ndërtojnë të ardhmen e tyre mbi Inteligjencën Artificiale disa mesazhe kryesore janë përsëritur vazhdimisht.

Nëpër salla bordesh, konferenca dhe podkaste, njerëzit që po formësojnë të ardhmen e IA-le janë kthyer vazhdimisht te katër tema kryesore.

1. Përdorimi i IA-le është thelbësor, përndryshe rrezikon të zëvendësohesh

Ky është mesazhi më i dëgjuar nga liderët e teknologjisë. CEO i Nvidia-s, Jensen Huang, e ka përsëritur disa herë gjatë këtij viti.

“Çdo vend pune do të ndikohet, dhe menjëherë. Kjo është e padiskutueshme. Nuk do ta humbësh punën nga një IA, por nga dikush që di ta përdorë më mirë atë,” deklaroi Huang në Konferencën Globale të Milken Institute në maj.

Edhe drejtues të tjerë ndajnë të njëjtin qëndrim, duke theksuar se punonjësit e rinj mund të kenë avantazh, pasi janë më të familjarizuar me mjetet e IA-le.

CEO i OpenAI, Sam Altman, tha në gusht në emisionin “Huge Conversations” të Cleo Abram se, megjithëse IA do të zhdukë disa role, të sapodiplomuarit janë më të përgatitur për t’u përshtatur.

“Nëse do të isha 22 vjeç dhe sapo të kisha mbaruar universitetin sot, do të ndihesha fëmija më me fat në histori,” u shpreh Altman, duke shtuar se shqetësimi i tij më i madh lidhet me mënyrën se si punonjësit më të vjetër do të përballen me transformimin e tregut të punës.

Ndërkohë, Fei-Fei Li, profesore në Universitetin e Stanfordit dhe e njohur si “kumbara e IA-le”, tha në një intervistë për “The Tim Ferriss Show” se rezistenca ndaj IA-le është e papranueshme. Ajo deklaroi se nuk punëson inxhinierë që refuzojnë të përdorin mjete të IA-së në startup-in e saj, World Labs.

Ky ndryshim po reflektohet edhe në profesione të zakonshme. Një kontabilist dhe një profesionist i burimeve njerëzore treguan se po përdorin mjete IA, përfshirë edhe “vibe coding”, për të përmirësuar aftësitë dhe për të mbetur konkurrues.

2. Aftësitë njerëzore po bëhen më të rëndësishme në epokën e IA-le

Një tjetër konsensus mes liderëve të teknologjisë është se Inteligjenca Artificiale e rrit vlerën e aftësive sociale.

Peter Schwartz, shefi i së ardhmes në Salesforce, tha në një intervistë në maj se “aftësia më e rëndësishme është empatia dhe puna me njerëzit e tjerë”, jo njohuritë e kodimit.

“Prindërit më pyesin se çfarë duhet të studiojnë fëmijët e tyre, a duhet të bëhen programues? Unë u them: mësoni si të punoni me të tjerët,” tha ai.

Edhe ekonomistja kryesore e LinkedIn për rajonin Azi-Paqësor, Chua Pei Ying, deklaroi në korrik se aftësi si komunikimi dhe bashkëpunimi do të bëhen gjithnjë e më të rëndësishme si për profesionistët me përvojë, ashtu edhe për të sapodiplomuarit.

Teksa IA automatizon një pjesë të punës dhe ekipet bëhen më të vogla, dimensioni njerëzor i punës po fiton peshë më të madhe.

3. IA po evoluon me shpejtësi dhe superinteligjenca po afrohet

Me kalimin e muajve, diskutimet mbi të ardhmen e IA-le janë bërë gjithnjë e më serioze. Liderët e teknologjisë flasin gjithnjë e më shpesh për Inteligjencën Artificiale të Përgjithshme dhe, më pas, për superinteligjencën.

AGI nënkupton sisteme që mund të barazojnë inteligjencën njerëzore në shumë detyra, ndërsa superinteligjenca i tejkalon aftësitë njerëzore.

Sam Altman deklaroi në shtator se shoqëria duhet të përgatitet për superinteligjencën, e cila sipas tij mund të vijë deri në vitin 2030. Mark Zuckerberg krijoi në qershor laboratorët e Superinteligjencës në Meta dhe theksoi se kompania po synon drejt këtij objektivi.

Në shtator, Zuckerberg tha se do të preferonte të rrezikonte “shpenzimin e disa qindra miliardë dollarëve” sesa të mbetej pas në garën për superinteligjencën.

Disa drejtues, si CEO i Databricks, Ali Ghodsi, argumentojnë se industria tashmë e ka arritur AGI-në. Të tjerë janë më të rezervuar. Demis Hassabis, bashkëthemelues i Google DeepMind, deklaroi në prill se AGI mund të vijë “brenda 5 deri në 10 viteve”.

Edhe pse nuk bien dakord për afatet, liderët bien dakord për një fakt: përparimi i IA-së po përshpejtohet në mënyrë eksponenciale.

Kjo përshpejtim vërehet edhe nga përdoruesit e zakonshëm, me mjete të reja që lançohen vazhdimisht nga funksione të reja të ChatGPT për blerje dhe gjenerim imazhesh, deri te kamerat “AGI” në Kinë.

Ajo që dukej magjike në fillim të vitit, sot është bërë normale.

4. Njeriu duhet të mbetet në qendër të zhvillimit të IA-le

Shumë liderë theksojnë se, pavarësisht avancimit të shpejtë të IA-le, kontrolli njerëzor duhet të mbetet thelbësor.

Shefi i IA-le në Microsoft, Mustafa Suleyman, ka deklaruar se superinteligjenca duhet të mbështesë autonominë njerëzore, jo ta zëvendësojë atë. Në një podkast të publikuar në nëntor, ai tha se ekipi i tij po punon për të ndërtuar një “superinteligjencë humaniste”, duke paralajmëruar se sistemet më të zgjuara se njerëzit do të jenë të vështira për t’u kontrolluar dhe për t’u harmonizuar me interesat njerëzore.

CEO i Anthropic, Dario Amodei, ka qenë i drejtpërdrejtë për rreziqet që sjell keqpërdorimi i IA-le. Në një intervistë për “Hard Fork” të New York Times në shkurt, ai tha se ndërsa IA ul barrierat për punën intelektuale, rreziqet rriten në të njëjtën masë me përfitimet.

“Nëse shikon politikat tona për shkallëzim të përgjegjshëm, ato fokusohen te autonomia e IA-le dhe rreziqet CBRN si kimike, biologjike, radiologjike dhe bërthamore,” tha Amodei, duke shtuar se bëhet fjalë për rreziqe që mund të kërcënojnë jetën e miliona njerëzve.

Ndërkohë, Geoffrey Hinton, i njohur si “babai i IA-le”, deklaroi në gusht se, ndërsa sistemet e IA-le po tejkalojnë inteligjencën njerëzore, sfida kryesore bëhet mbrojtja e njerëzimit.

“Duhet të sigurohemi që, kur ato të jenë më të fuqishme dhe më të zgjuara se ne, të vazhdojnë të kujdesen për ne,” tha Hinton në konferencën Ai4 në Las Vegas.

 

Citimi i Ditës
Albanian Edition

Nesër është faqja e parë e një libri me 365 faqe boshe. Shkruaje një të mirë.

Postime të ngjashme

Filloni të shkruani termin tuaj të kërkimit më lart dhe shtypni enter për të kërkuar. Shtypni ESC për të anuluar.

Back To Top