Milano konfirmohet edhe për vitin 2025 si qyteti italian me koston më të lartë të jetesës, sipas një analize të realizuar nga organizata e konsumatorëve Codacons mbi të dhënat e Observatorit të Çmimeve të Ministrisë së Sipërmarrjes dhe Made in Italy.
Studimi merr në konsideratë një shportë mallrash dhe shërbimesh që përfshin produkte ushqimore, fruta-perime dhe shërbime të përditshme si parukeria, lavanderia, dentisti apo shërbimet për kafshët shtëpiake. Sipas përllogaritjeve, shpenzimi mesatar mujor në Milano për këtë shportë arrin afro 600 euro, rreth 62% më shumë se në Napoli, që rezulton qyteti më ekonomik.
Pas Milanos renditen:
-
Aosta me rreth 586 euro
-
Bolzano me rreth 574 euro
Ndërsa qytetet me koston më të ulët janë:
-
Napoli (~369 euro)
-
Palermo (~408 euro)
-
Catanzaro (~424 euro)
Për shpenzimet ushqimore, Catanzaro kryeson si qyteti më i lirë: rreth 165 euro për 28 produkte bazë. Pas tij vijnë Napoli dhe Bari. Në anën tjetër, Bolzano rezulton më i shtrenjti për ushqime dhe pije, me një mesatare prej 220 euro, mbi 33% më shumë se Catanzaro.
Edhe çmimet e produkteve të veçanta ndryshojnë shumë:
-
Panini më i lirë: Ancona (2,7 €), më i shtrenjti: Milano (5,7 €)
-
Mish viçi më i shtrenjtë: Bologna (26,7 €/kg)
-
Kungullesha më e shtrenjtë: Genova (4,60 €/kg)
Edhe shërbimet tregojnë diferenca të forta:
-
Mbushje dentare: nga 70 € në Napoli deri në 176 € në Aosta
-
Larje makine: 8,5 € në Ancona, mbi 21 € në Bolzano
-
Kafe cappuccino më e shtrenjtë: rreth 2,3 €
-
Parukeri: më e lirë në Napoli, më e shtrenjtë në Bologna dhe Trieste
-
Biletë kinemaje: më e lirë në Bari (7,3 €), më e shtrenjtë në Genova (11,2 €)
Në mënyrë interesante, Milano është qyteti më i lirë për shërbimin “larje dhe hekurosje këmishash”.
Edhe shpenzimet për kafshët ndryshojnë: toelettatura e qenve kushton mesatarisht 34,6 euro në Itali, por arrin në 49,6 euro në Aosta — çmimi më i lartë i regjistruar.
