Bashkia Vlorë njofton se, si pasojë e situatës së krijuar nga përmbytjet dhe rrezikut të menjëhershëm për jetën dhe shëndetin e qytetarëve, do të kryhet evakuimi i menjëhershëm i banorëve të Njësisë Administrative Novoselë.
Evakuimi do të realizohet në koordinim me:
-
Agjencinë Kombëtare të Mbrojtjes Civile (AKMC)
-
Prefektin e Qarkut Vlorë
-
Strukturat e Emergjencave Civile në bashki
Kryetari i Bashkisë është autoriteti përgjegjës për urdhërimin e evakuimit dhe qytetarët duhet të ndjekin udhëzimet e autoriteteve në terren.
Prioritet në evakuim
-
Fëmijët
-
Të moshuarit
-
Personat me aftësi të kufizuara
-
Familjet në zona të izoluara
Transporti i evakuuarve
Evakuimi do të sigurohet nga:
-
Mjetet e Bashkisë
-
Shërbimi i Mbrojtjes nga Zjarri dhe Shpëtimi (MZSH)
-
Forcat e Armatosura
Menaxhimi i strehimit dhe asistencës
Banorët e evakuuar do të priten në ambiente të strehimit të përkohshëm, ku do të sigurohet:
-
Regjistrimi i të evakuuarve në momentin e mbërritjes
-
Administrimi i nevojave bazë, përfshirë ushqimin, veshmbathjen dhe ndihmën mjekësore
-
Informim periodik për statusin e situatës dhe masat në vijim
Bashkia Vlorë, në bashkëpunim me Policinë e Shtetit, njësitë shëndetësore dhe strukturat sociale, është e angazhuar për t’u ofruar ndihmë të plotë qytetarëve të prekur.
Ky njoftim ka karakter urgjent dhe hyn në fuqi menjëherë.
Për çdo situatë emergjente, qytetarët mund të kontaktojnë numrin e emergjencave lokale.

