mos trego

10 gjërat që në jetë duhet ti mbash gjithmonë për vete

Përmbledhje audio
Dëgjo një përmbledhje të shkurtër të këtij artikulli, gjeneruar nga AI.

Kjo përmbledhje audio është gjeneruar automatikisht.

 

Ka një vijë shumë të hollë mes të qenit i hapur dhe të tepruarit me ndarjen e detajeve personale dhe nëse ke kaluar qoftë edhe pak kohë në rrjetet sociale kohët e fundit, e ke vënë re se kjo vijë për shumë njerëz është bërë pothuajse e padukshme.

Kohë më parë disa gjëra konsideroheshin private financat, punë personala, problemet martesore, zgjidheshin brenda mureve të shtëpisë. Por me kalimin e viteve, kultura ndryshoi dhe sot duket sikur ndarja e gjithçkaje është bërë normë.

Megjithatë, psikologjia sugjeron se ka mençuri të vërtetë në ruajtjen e disa pjesëve të jetës për vete. Jo sepse je i fshehtë apo jo i sinqertë, por sepse kufijtë e shëndetshëm mbrojnë mirëqenien tënde dhe forcojnë marrëdhëniet.

Më poshtë janë dhjetë gjëra që, sipas kërkimeve shkencore dhe përvojës jetësore, është më mirë t’i mbash private.

1) Planet dhe synimet e së ardhmes

A e ke vënë re sa mirë ndihesh kur u tregon të tjerëve për planet e tua të mëdha? Entuziazmi që vjen kur thua se do të hapësh një biznes, do të shkruash një libër apo do të fillosh më në fund të kujdesesh për veten? Psikologu Peter Gollwitzer nga Universiteti i Nju Jorkut ka zbuluar se kur i shpallim publikisht synimet tona, truri përjeton atë që ai e quan “ndjesi e parakohshme e përmbushjes”. Pra, vlerësimi social na jep ndjesinë sikur kemi bërë tashmë përparim.

Mësimi është i qartë: puno në heshtje dhe lëri rezultatet të flasin. Entuziazmi i fjalëve mund të presë.

2) Problemet në marrëdhënie

Kur partneri bën diçka që të nxjerr nga vetja, tundimi për t’u ankuar te miqtë është i madh. Ndonjëherë duket si lehtësim.

Por pas katër dekadash martese, kam mësuar se kur i ndan problemet e çiftit me të tjerët, po formëson mënyrën se si ata e shohin partnerin tënd. Ekziston një fenomen psikologjik i quajtur “paragjykim negativ”: informacioni negativ mbahet mend shumë më fort se ai pozitiv.

Nëse ankohemi për momentet më të këqija, të tjerët i mbajnë mend ato edhe pasi ne vetë kemi falur e vazhduar përpara. Marrëdhënia jote nuk është projekt në grup. Ruaje.

3) Situata jote e saktë financiare

Paraja është territor emocional. Qoftë kur ke shumë, qoftë kur ke pak, ndarja e shifrave konkrete ndryshon dinamikat mes njerëzve.

Psikologët flasin për “lentën e parasë”: sapo të tjerët dinë sa fiton, ata ndalojnë së të parë si person dhe të shohin si numër. Kjo mund të sjellë zili, pritshmëri apo distancë.

Nga ana tjetër, pranimi i vështirësive financiare shpesh sjell këshilla të paftuara apo gjykime. Më mirë t’i mbash këto detaje mes vetes, partnerit dhe këshilltarit financiar.

4) Pasiguritë e tua më të thella

Të gjithë i kemi: frikëra se nuk jemi mjaftueshëm të aftë, të suksesshëm apo tërheqës. Në një kulturë që lavdëron cenueshmërinë, duket sikur ndarja e tyre krijon lidhje.

Por studiuesja Brené Brown thekson se ekziston një dallim i madh mes cenueshmërisë së shëndetshme dhe teprimit. Kur i zbulon pasiguritë e tua njerëzve që nuk e kanë fituar besimin tënd, u jep atyre hartën e pikave të tua më të dobëta.

Cenueshmëria duhet të jetë graduale. Ndaje thellësinë vetëm me ata që e meritojnë.

5) Veprat bamirëse

Kur dikush shpall publikisht çdo vepër të mirë që bën, lind një ndjesi parehatie. Psikologjia e quan këtë “altruizëm i njollosur”. Kur bamirësia publikohet, njerëzit vënë në dyshim motivet.

Të bësh mirë pa publik është shpërblim më vete. Kënaqësia e brendshme zgjat më shumë se çdo duartrokitje.

6) Dramat familjare

Çdo familje ka problemet e saj. Por larja e rrobave të pista në publik rrallë ndihmon. Kur u tregon të tjerëve për konfliktet familjare, ata krijojnë opinione të bazuara vetëm në anën tënde të historisë.

Çështjet familjare zgjidhen brenda familjes ose me ndihmën e një ndërmjetësi neutral.

7) Të metat e partnerit

Komentet e vogla, rrotullimet e syve dhe batutat për zakonet e partnerit duken të pafajshme, por me kohë dëmtojnë respektin. Studiuesi John Gottman ka treguar se çiftet e suksesshme mbajnë një raport prej të paktën pesë ndërveprime pozitive për çdo një negativ.

Kur ke një problem, fol drejtpërdrejt me partnerin, jo me publikun.

8) Detajet shëndetësore

Të thuash se po merresh me disa çështje shëndetësore është e mjaftueshme. Detajet e tepruara shpesh bëhen identitet në sytë e të tjerëve.

Mbaji informacionet mjekësore mes vetes, mjekut dhe rrethit më të afërt.

9) Inatet e së shkuarës

Tregimet e përsëritura për padrejtësitë e dikurshme nuk shërojnë, por e mbajnë dhimbjen gjallë. Psikologjia tregon se sa më shumë i rikujton, aq më shumë sistemi nervor e ripërjeton stresin.

Prano, mëso dhe lëri pas.

10) Fjalëkalimet dhe siguria digjitale

Edhe pse duket e vetëkuptueshme, shumë njerëz janë bërë të pakujdesshëm me sigurinë online. Jeta digjitale përmban informacione tepër personale dhe mbrojtja e tyre është formë respekti për veten.

 

Si përfundim të dish çfarë të ndash dhe çfarë të mbash për vete është aftësi që mësohet me kohë. Qëllimi nuk është të mbyllesh, por të jesh i vetëdijshëm dhe selektiv.

Në një botë që shpërblen tejndarjen, privatësia është një akt i qetë kujdesi për veten. Ajo mbron marrëdhëniet, synimet dhe paqen e brendshme.

Pyetja që mbetet është: çfarë ke ndarë dikur që sot do të doje ta kishe mbajtur për vete? Dhe çfarë do të zgjedhësh të mbrosh nga tani e tutje?

Geediting

Postime të ngjashme

Filloni të shkruani termin tuaj të kërkimit më lart dhe shtypni enter për të kërkuar. Shtypni ESC për të anuluar.

Back To Top