emigrimi

Emigrimi dhe kostot e jetesës çojnë në ulje konsumin e veshjeve

Përmbledhje audio
Dëgjo një përmbledhje të shkurtër të këtij artikulli, gjeneruar nga AI.

Kjo përmbledhje audio është gjeneruar automatikisht.

Importet e tekstileve dhe këpucëve u ulen ndjeshëm gjatë vitit të kaluar, duke reflektuar një ndryshim të ndjeshëm në sjelljen konsumatorë nga rritja e kostove të jetesës dhe dinamikat demografike të vendit.

Sipas të dhënave zyrtare te INSTAT importet e veshjeve dhe këpucëve shënuan 86,4 mijë tonë në 2025, me ulje 9% në raport me vitin 2024.

Sipas aktorëve të tregut, arsyeja kryesore lidhet me tkurrjen e popullsisë. Në vitin 2025, popullsia zyrtare Shqipërisë ishte 2,363,314 banorë me një tkurrje prej rreth 27,628 personash brenda një viti, ose –1.2%, norma më e lartë në rajon. Në raport me Censin 2011 tkurrja është më shumë se 17%. Rënia më e fortë është në grup-moshën deri 30 vjeç, që po vjen kryesisht si pasojë e emigracionit të lartë dhe rënies së lindjeve.

Tregtaret e lidhin rënien e kërkesës për veshje dhe këpucë me faktin se Shqipëria ka më pak njerëz për të veshur e mbathur pasi grup-moshat aktive dhe ato që shpenzojnë më shumë për modën po largohen drejt Bashkimit Evropian. Tregu vendas mbetet me një popullsi në plakje, e cila ka prioritete të tjera konsumi dhe një nevojë më të ulët për blerje të shpeshta veshjesh.

Përveç demografisë, goditja tjetër vjen edhe nga rritja e kostove të tjera të si, ushqimet, qiratë dhe banesat. Çmimet më të larta ka detyruar familjet shqiptare të rishikojnë listën e shpenzimeve. Në një mjedis ku inflacioni ka gërryer fuqinë blerëse, veshjet dhe këpucët janë zhvendosur nga kategoria e nevojave të menjëhershme në atë të shpenzimeve që mund të shtyhen.

Konsumatorët po zgjedhin, duke u mjaftuar me blerjet ekzistuese ose duke u orientuar drejt tregut të përdorur, ndërsa buxheti i familjeve shkon kryesisht për mbijetesë, ushqime, energji, ujë etj.

Tregtarët pohuan se rënia do të ishte edhe më e madhe nëse nuk do të ishte efekti i turistëve. Shitësit me pakicë të veshjeve në qendra tregtare dhe aksesore kanë pohuar se 10%-15% e xhiros ditore është realizuar nga turistët. Ata zakonisht blejnë gjëra të lira për përdorim gjatë kohës që janë në Shqipëri.

monitor.al

Postime të ngjashme

Filloni të shkruani termin tuaj të kërkimit më lart dhe shtypni enter për të kërkuar. Shtypni ESC për të anuluar.

Back To Top