Rina Lipa

Rina Lipa bën debutimin e saj artistik me filmin e shkurtër ‘Weight of Ribbons’

Përmbledhje audio
Dëgjo një përmbledhje të shkurtër të këtij artikulli, gjeneruar nga AI.

Kjo përmbledhje audio është gjeneruar automatikisht.

Rina Lipa motra e artistes ndërkombëtare Dua Lipa ka shënuar debutimin e saj në kinematografi me filmin e shkurtër Weight of Ribbons, një projekt që pasqyron rrugëtimin e saj artistik dhe lidhjen me baletin. Filmi është shkruar dhe interpretuar nga vetë Rina Lipa.

Dua Lipa ka përshëndetur debutimin e saj përmes rrjeteve sociale duke shkruar,
“Jam kaq krenare për motrën time Rina Lipa që solli filmin e saj të shkurtër ‘Weight Of Ribbons’ mbrëmë. Tani është online dhe mund ta shikoni edhe ju!”

Në një intervist së fundmi për Hypebeast, Rina ka treguar se filmi është frymëzim nga përvoja e saj si balerinë dhe nga momenti kur u largua përkohësisht nga pasioni i fëmijërisë:

“Fillova si balerinë dhe kjo ishte e gjithë bota ime… ‘Rina Balerina’ ishte emri i vogël që më përshtatej në atë kohë dhe gjithçka që kam bërë më pas ka ardhur nga lidhja me atë pjesë të jetës time.”

Weight of Ribbons shënon hapin e parë në rrugëtimin artistik të Rina Lipës dhe tregon përkushtimin e saj ndaj artit dhe performancës.

Postime të ngjashme

Filloni të shkruani termin tuaj të kërkimit më lart dhe shtypni enter për të kërkuar. Shtypni ESC për të anuluar.

Back To Top