Eni Kasmi

Si të ndërtosh dhe të mbash një ekip të fortë në biznesin tënd

Përmbledhje audio
Dëgjo një përmbledhje të shkurtër të këtij artikulli, gjeneruar nga AI.

Kjo përmbledhje audio është gjeneruar automatikisht.

Ndërtimi i një ekipi të fortë dhe të qëndrueshëm është një nga sfidat kryesore të çdo sipërmarrjeje. Për këtë arsye, Dhoma Ekonomike e Gruas organizon trajnimin e radhës, i fokusuar në praktikat më efektive të menaxhimit të burimeve njerëzore dhe ndërtimit të ekipeve produktive.

Ky trajnim synon t’u vijë në ndihmë sipërmarrëseve, menaxhereve dhe profesionisteve që dëshirojnë të përmirësojnë mënyrën se si ndërtojnë, udhëheqin dhe motivojnë ekipet e tyre.

Çfarë do të mësoni gjatë trajnimit?

Trajnimi do të fokusohet në tema kyçe si:

Kush është trajnerja?

Eni Kasmi
Eksperte në Burime Njerëzore dhe Punësim, me mbi 20 vite përvojë profesionale. Ajo është themeluese e Agjencisë së Punësimit “Punë e Re” dhe mentore pranë Dhomës Ekonomike të Gruas, duke kontribuar prej vitesh në fuqizimin e bizneseve dhe profesionisteve në Shqipëri.

Trajnimi do të zhvillohet më 26 Shkurt 2026, nga ora 10:00 deri në 12:30, pranë ambienteve të GIZ Albania. Kostoja e pjesëmarrjes është 5,000 ALL, ndërsa pjesëmarrja falas ofrohet për anëtaret që kanë paguar kuotën e anëtarësimit për vitin 2025.

                                                                                              Apliko!

Postime të ngjashme

Filloni të shkruani termin tuaj të kërkimit më lart dhe shtypni enter për të kërkuar. Shtypni ESC për të anuluar.

Back To Top