originAL 2026

Të rinjtë e diasporës, mundësi unike me programin OriginAL 2026

Përmbledhje audio
Dëgjo një përmbledhje të shkurtër të këtij artikulli, gjeneruar nga AI.

Kjo përmbledhje audio është gjeneruar automatikisht.

OriginAL, programi i dizajnuar nga organizata GERMIN dhe i mbështetur nga Fondacioni Global Shqiptar, ka hapur zyrtarisht thirrjen për aplikime për grupet e vitit 2026.

Programi ofron një përvojë dyjavore falas edukative, kulturore dhe vullnetare në Shqipëri, Kosovë dhe Maqedoninë e Veriut, e dedikuar për të rinjtë nga diaspora shqiptare në mbarë botën.

Tashmë në vitin e katërt që nga lansimi, OriginAL ka mirëpritur 257 pjesëmarrës nga 25 shtete të ndryshme, duke krijuar rezultate të prekshme në lidhjen e brezave të rinj të diasporës me kulturën, historinë dhe njëri-tjetrin.

Përmes aktiviteteve edukative dhe ndërveprimit me realitetet bashkëkohore të vendeve amë, programi u mundëson të rinjve shqiptarë nga e gjithë bota të njohin më nga afër shoqëritë shqiptare dhe të inspirohen për të marrë role aktive dhe lidership në çështje me rëndësi.

Çfarë pritet në OriginAL 2026?

Në vitin 2026, OriginAL synon të bashkojë mbi 150 të rinj në një udhëtim transformues të rikthimit dhe lidhjes me rrënjët, duke zgjeruar spektrin e aktiviteteve, përvojave dhe mundësive për pjesëmarrësit.

Kush mund të aplikojë?

Programi OriginAL është i dedikuar për të rinjtë e diasporës që dëshirojnë të lidhen me rrënjët e tyre dhe të krijojnë miqësi me bashkëmoshatarë nga mbarë bota. Aplikantët duhet të plotësojnë këto kritere:

Të jenë me prejardhje shqiptare (të paktën nga një prind)

Të jenë të moshës 18–24 vjeç

Të shfaqin interes për kulturën, historinë, komunitetin dhe të mësuarit

OriginAL është më shumë se një program, është një udhëtim drejt përkatësisë, identitetit dhe lidhjes me rrënjët. Organizatorët ftojnë të gjithë që ta ndajnë këtë mundësi me të rinjtë e diasporës shqiptare.

Apliko!

 

Postime të ngjashme

Filloni të shkruani termin tuaj të kërkimit më lart dhe shtypni enter për të kërkuar. Shtypni ESC për të anuluar.

Back To Top