diaspora shqiptare

Diaspora shqiptare në botë, Dhoma e Biznesit të Diasporës jep shifrat

Përmbledhje audio
Dëgjo një përmbledhje të shkurtër të këtij artikulli, gjeneruar nga AI.

Kjo përmbledhje audio është gjeneruar automatikisht.

Shqiptarët që jetojnë dhe punojnë jashtë kufjive të vendit janë një potencial i jashtëzakonshëm i zhvillimit ekonomik. Kjo jo vetëm nëpërmjet remitancave, që i kapërcejnë vlerën e 1 miliard eurove në vit, por edhe nëpërmjet ekspertizës dhe rrjetit të bashkëpunimeve.

Por sa e madhe është diaspora shqiptare sot në botë?

Dhoma e Biznesit të Diasporës ka publikuar shifrat përsa I përket shqiptarëve që jetojnë jashtë dhe ndarjes gjinore të tyre.

“Ende nuk ekziston një shifër plotësisht e saktë për diasporën shqiptare, për shkak të kompleksitetit që karakterizon këtë dukuri. Megjithatë, sipas të dhënave të fundit të Institutit të Statistikave, për vitin 2025, diaspora e re shqiptare llogaritet në rreth 2.25 milionë shtetas jashtë vendit ose rreth 49% e shtetasve shqiptarë gjithsej”, theksohet në postimin e Dhomës së Biznesit të Diasporës.

Sipas statistikave zyrtare, jashtë territorit të Shqipërisë përllogariten 2,256,346 individë, ku:

  • 1,177,529 janë meshkuj
  • 1,078,817 janë femra

Struktura sipas moshës tregon një profil të ri dhe ekonomikisht aktiv:

  • 18% janë 0–14 vjeç
  • 77% janë 15–64 vjeç
  • 5% janë mbi 65 vjeç

“Kjo do të thotë se diaspora shqiptare nuk është thjesht një statistikë, është një kapital njerëzor i ri, produktiv dhe me potencial të lartë për kontribut ekonomik, profesional dhe strategjik”, thekson Dhoma e Biznesit të Diasporës.

fastnews

Postime të ngjashme

Filloni të shkruani termin tuaj të kërkimit më lart dhe shtypni enter për të kërkuar. Shtypni ESC për të anuluar.

Back To Top