Silvana Armani, mbesa e dizajnerit të ndjerë Giorgio Armani, ka prezantuar për herë të parë një koleksion tërësisht nën drejtimin e saj për markën e famshme, duke sjellë një vizion të butë dhe elegant.
Prezantuar në ditën e fundit të Javës së Modës në Milano, koleksioni i titulluar “Horizontet e Reja” sjell një frymë të freskët dhe të re për estetikën tipike të Armani-t. Seksioni i parë përqendrohej te veshjet formale, me pantallona të gjera me prerje mashkullore dhe pallto të gjata, në nuanca që shkojnë nga gri deri tek ngjyra salce, të shoqëruara me detaje të bardha të kthjellta.
Pjesa e dytë e shfaqjes u përqendrua tek veshjet për mbrëmje, me fustane dhe tunika të lehta prej kadifeje të veshura mbi pantallona, në ngjyra burgundy dhe blu natën, me influenca të Lindjes.
“Një grua që mendon për gratë, duke kombinuar praktikën me elegancën,” tha Silvana Armani për gazetarët gjatë shfaqjes.
Silvana ka punuar ngushtë me Giorgio Armanin për dekada përpara se ai të ndërronte jetë në shtator. Ajo debutoi si drejtuese kreative e Armani Privé në shfaqjet e modës së Parisit në janar, dhe tani merr drejtimin e linjës kryesore të markës.
Në testamentin e tij, Armani kishte kërkuar që trashëgimtarët, përfshirë Silvana-n, të shesin gradualisht kompaninë ose të kërkojnë një listim në treg.
