Kardinali Parolin

Kardinali Parolin paralajmëron për rrezikun e luftërave preventive dhe dobësimin e së drejtës ndërkombëtare

Përmbledhje audio
Dëgjo një përmbledhje të shkurtër të këtij artikulli, gjeneruar nga AI.

Kjo përmbledhje audio është gjeneruar automatikisht.

 Kardinali Sekretar i Shtetit i Vatikanit, Pietro Parolin, shprehu shqetësimin për situatën në Lindjen e Mesme dhe për tendencat globale që po dobësojnë sistemin ndërkombëtar të paqes dhe drejtësisë. Në një intervistë për Vatican News, ai paralajmëroi për rrezikun që paraqesin luftërat preventive dhe një rend botëror ku primatin e ka fuqia e jo ligji.

“Erosioni i së drejtës ndërkombëtare është alarmant: drejtësia po zëvendësohet nga fuqia,” tha Parolin, duke theksuar se përdorimi i forcës për qëllime parandalimi mund të çojë në përfshirjen e botës në konflikte të gjerë. Ai kujtoi rëndësinë e diplomacisë multilaterale dhe të institucioneve ndërkombëtare si Kombet e Bashkuara për të zgjidhur konfliktet paqësisht dhe për të parandaluar tragjeditë humanitare.

Duke folur për sulmet e SHBA dhe Izraelit ndaj Iranit, kardinali theksoi se diplomacia duhet të mbetet instrumenti kryesor për ruajtjen e paqes. Ai kritikoi përdorimin e armëve si zgjidhje për konfliktet, duke theksuar se historia ka treguar se vetëm dialogu politik dhe negociatat mund të krijojnë besim midis popujve dhe të promovojnë zhvillimin dhe paqen.

Parolin gjithashtu shprehu shqetësim për shtypjen e demonstratave në Iran, duke e konsideruar nevojën për respektimin e të drejtave të popujve dhe të mundësisë për të shprehur lirshëm opinionin. Ai vuri në dukje se e drejta ndërkombëtare dhe normat humanitare nuk duhet të përdoren sipas konveniencës, duke kujtuar se çdo viktimë civile ka të njëjtën rëndësi, pavarësisht vendit apo kombësisë.

Kardinali përfundoi me një thirrje për durim dhe përgjegjësi në negociata, duke nënvizuar rëndësinë e forcimit të institucioneve ndërkombëtare dhe normave supranacionale që mundësojnë zgjidhjen paqësore të konflikteve. Ai kujtoi se shpresa e krishterëve dhe e shumë popujve të botës që kërkojnë drejtësi dhe paqe mbetet një forcë që duhet të udhëheqë vendimmarrësit.

Postime të ngjashme

Filloni të shkruani termin tuaj të kërkimit më lart dhe shtypni enter për të kërkuar. Shtypni ESC për të anuluar.

Back To Top