Agon Rexhaj është vetëm 17-vjeçar dhe ende nuk është emër i madh në publik. Por, emri i talentit të Bazelit nuk është më sekret.
Klube si Interi, Juventusi, Barcelona dhe Bayern Munichu kanë shprehur interesim për t’i siguruar shërbimet e tij.
“Calciomercato” ka raportuar të mërkurën se Interi është ekipi më serioz për ta transferuar në skuadër.
Rexhaj ka kontratë me Baselin deri në verën e vitit të ardhshëm. Por, mediumi italian ka shkruar se skuadra e Serie A ka arritur marrëveshje me talentin shqiptar dhe transferimi pritet të finalizohet së shpejti.
Lexo edhe: Krijuesi i lojërave Bekim Biçaku: 3 lojërat e tij dhe si arriti ai të ketë sukses
Rexhaj u lind në mars të vitit 2007. Ai ka shënuar dhjetë gola në dhjetë paraqitje për grupmoshën U17 të Baselit në edicionin e kaluar.
Po ashtu e fitoi kampionatin zviceran me U19 të Baselit, ndërsa ka kontribuuar në kualifikimin e skuadrës në “UEFA Youth League”.
Futbollisti i krahut u transferua te Baseli në verën e vitit 2022, pasi më parë ishte paraqitur te Luzerni.