Të gjithë ne kemi nevojë për shembuj të mirë. Dhe kur themi shembuj të mirë, nuk flasim vetëm për sukses, apo financa, por edhe për njerëz me zemër të mirë dhe me dëshirën e madhe për të bërë shumë për të tjerët. Të tilla janë zonjat shqiptare, modelja-humaniste Emina Cunmulaj Nazarian dhe Violeta Berisha, Kryetarja e Bashkisë Fairview, New Jersey.
Shoqata Shëiptaro-Amerikane e Ulqinit ka bërë të ditur se me 17 Shtator ora 19:00 do të zhvillohet një panel, ky dy zonjat do të ndajnë rrugëtimin e tyre drejt suksesit.
Emina Cunmulaj Nazarian, është Konsulle nderi e Shqipërisë në Florida dhe Themeluese e Fondacionit Emina’s Hand. Violetta Berisha, Kryetarja e Parë Shqiptaro-Amerikane e Bashkisë Fairvieë, Neë Jersey do të bashkohen muajin e ardhshëm në Hotel Kimberly në New York City.
“Udhëtime drejt suksesit, dhe si femrat e tjera shqiptare mund të thyejnë akullin dhe heshtjen me punë dhe sacrifice”, thekson shoqata, e cila falenderon mbështetësin e këtij eventi Kimnberly Hotel @thekimberlyhotel.
Për këdo që do të mund të gjendet në New York në këtë datë dhe do t’i bashkohet eventit, mund të rezervojë në [email protected]. Vendet janë të kufizuara dhe eventi është falas.