Crystal Team Lavanteri e drejtuar nga Mimoza Bujaraj, ka lindur si një përgjigje inovative për nevojat në rritje të shërbimeve të pastrimit dhe lavanderisë të cilat po rriten dita ditës në qytetin e Beratit. Qytet i cili njihet si “qyteti i një mbi një dritareve” dhe është shpallur një qytet muze. I nisur me pasion dhe përkushtim, ky startup i ri ka si synim të ofrojë shërbime cilësore dhe të mbështesë gratë nga shtresa të margjinalizuara, duke krijuar mundësi pune dhe duke ndihmuar familjet në nevojë.
Drejtuesja e Crystal Team Lavanteri, Mimoza Bujaraj ndan me ne historinë e themelimit të kompanisë, sfidat që ka përballuar në hapat e parë, dhe planet ambicioze për të ardhmen.
Kur vendosët të themeloni startupin tuaj?
Crystal Team Lavanteri nisi si një nevojë e tregut të shërbimeve në qytetin e Beratit. Shtimi i njësive
të shërbimit në fushën e hoteleri turizmit, shtoi nevojën e një biznesi i cili do të ofronte
shërbime pastrimi lavanderie në qytet.
Cili është misioni dhe vizioni i kompanisë tuaj?
Crystal Team Lavanteri ka si misioni të punojë e të kryej shërbime cilësore, vizioni ynë është që përpos
punës me cilësi tu vijme në ndihmë edhe grave, që vijnë nga shtresa të margjinalizuara. Ne i kemi
punësuar në kompaninë tonë dhe në këtë mënyrë ndihmojmë edhe familjet në nevojë. Sot kemi te punesuara
gra kryefamiljare, gra qe i kemi larguar nga ndihma ekonomike, të cilat punojnë dhe japin shërbime cilësore për klientët tanë.
Cilat janë sfidat kryesore që keni hasur në fillimet tuaja dhe si po i përballoni?
Sfida ka pasur shumë si çdo fillim biznesi, por me durim, punë, investim kemi arritur ti kalojmë. Problem janë qëndrushmëria e punonjësve, përvoja e pakët që kanë, edhe kjo po arrihet të rikuperohet me trajnimet e ndyshme që po ju ofrojmë ne si kompani. Trajnime të cilat do ju shërbejnë edhe për më vonë pse jo.
Cila është faza e startup-it tuaj, cfarë po bëni aktualisht? Cilat kanë qenë hapat kyçe në këtë rrugëtim?
Startup-i ka tre muaj që po funksionon, aktualisht kemi lidhur kontrata me disa hotele dhe restorante me të cilat po punojmë. Ne që në fillimi kemi punuar me laps e me leter. Çdo gjë e shkruar, me nje plan biznesi te hollësishëm, për të ditur se ku do ja dalim, nuk mendoj se mjafton të kesh lek dhe të hapësh një biznes, duhet shumë punë.
Vlerat dhe besimet janë ndershmëria dhe përkushtimi në punë, nëse punon me ndershmëri dhe
përkushtim ke sukses. Ne klientëve tanë ju ofrojmë shërbim cilësorë dhe zgjidhim një ngërç që shumë prej tyre nuk e kishin menduar. Shtimi i turistëve në Berat solli dhe kërkesën për përdorim të lavanderisë, ndërkohë që
shumë hotele nuk e kishin menduar këtë. Ne u kemi lehtësuar punën duke ju çuar produktet gati
për përdorim.
Si po ndikojnë ndryshimi i teknologjisë në sipërmarrjen tuaj?
Teknologjia na ka ndihmuar dhe lehtësuar punë, makineritë të cilat kemi zgjedhur, janë moderne kemi facilitete dhe ofrojmë shërbim të shpejtë dhe cilësorë përmes përdorimit të tyre. Nga ana tjetër janë të kushtueshme dhe hasim vështirësi në blerjen e pajisjeve më të reja në treg.
Çfarë ju bën më të lumtur në sipërmarrjen tuaj dhe cilat janë objektivat konkrete që synoni të realizoni në tre vitet e ardhshme?
Duke qenë se jam një grua, një nënë, ajo që më lumturon më shumë për momentin, mendoj që kam arritur të krijoj një ambient familjar me zonjat që punoj ne jemi si një familje e madhe, ndihmojmë njëra tjetrën dhe nga kjo punë fuqizojmë familjen. Mendoj se është i rëndësishëm ambienti ku ne punojmë.
Në tre vitet e ardhshme mendoj të shtoj gamën e shërbimeve. Risia e biznesit tonë është që Crystal Team Lavanteri është i vetmi biznes i formalizuar në qytetin e Beratit. Ne ofrojmë shërbime pastrimi për hotele dhe familje, por synojmë të zgjerojmë ofertën tonë duke shtuar një shërbim të ri, pastrimin kimik, për të ofruar një nivel të përmirësuar dhe më të detajuar të kujdesit për klientët tanë.