Mira Murati renditet mes 100 personave më me ndikim në teknologjinë që po bën revolucion në botë: inteligjencën artificiale, nga gazeta amerikane “Time”.
“TIME 100 AI” ka vlerësuar figurat publike që po bëjnë hapa të jashtëzakonshëm në transformimin teknologjik. Shefi i Google Sundar Pichai, kryeson listën.
Mira Murati cilësohet në listën e inovatorëve dhe Time thekson se shefja e teknologjisë në gjigantin OpenAI, ka qenë një prej figurave udhëheqëse në rritjen galopante të kompanisë. Ajo vlerësohet si një prej personave kyç në zhvillimin e modeleve ChatGPT dhe DALL-E, të cilat bënë që bota të mësojë se çka është inteligjenca artificiale. Artikulli shkruan edhe për ndryshimet drejtuese brenda OpenAI.
MIra Murati vlerësohet edhe për versionin e ri të robotit, me të cilin po komunikojnë njerëzit, GPT-40, falë edhe ndërveprimit me zë në kohë reale.
Në një intervistë të fundit, Murati ka treguar përvojën e saj familjare me ChatGPT, duke theksuar se pyetja e parë që i bëri mamaja e saj ChatGPT ishte: kur do të martohet Mira?. Një figurë e tillë shqiptare, në krye të risive teknologike nderon dhe promovon shqiptarët.