shkolla

Mungesa e mësuesve në BE, shkollat fillore në Bruksel zbatojnë javën 4-ditore të mësimit

Të paktën 24 vende të BE-së luftojnë me mungesën e mësuesve, ndërsa disa vende kanë marrë masa të reja për menaxhimin e situatës

Ndërsa viti shkollor fillon në të gjithë BE-në, 24 shtete anëtare po luftojnë me mungesat e mësuesve, duke ndikuar në mësimin e studentëve dhe duke penguar qëllimin për të ofruar arsim cilësor për të gjithë.

Suedia është raportuar si një nga vendet më të prekura. Vetëm Kroacia dhe Qiproja nuk raportuan mungesë të stafit arsimor, sipas raportit të Komisionit Europian të Edukimit dhe Trajnimit 2023.

Shumica e vendeve përballen me mungesë mësuesish, veçanërisht në lëndët STEM në edukimin dhe kujdesin në fëmijërinë e hershme.

Sindikata e Punëtorëve të Arsimit dhe Shkencës në Gjermani, GEW, ka paralajmëruar “kundër uljes së standardeve për kualifikimet pedagogjike për të kompensuar mungesën e stafit”.

Profesioni i mësuesit vuan nga probleme të ndryshme jo tërheqëse, mes tyre paga e ulët, pasiguria në punë dhe ngarkesa e lartë.

Distanca e udhëtimit, ngarkesa e madhe e punës dhe perspektivat e kufizuara për karrierë filluan të dukeshin të papajtueshme me dëshirën e shumë mësuesve për të krijuar një familje.

Në vitin 2021, vetëm 8% e fuqisë punëtore të përgjithshme të mësimdhënies ishin më të rinj se 30 vjeç, sipas Eurostat.

Integrimi i fëmijëve ukrainas në shkollat e BE-së për shkak të luftës, ka përkeqësuar gjithashtu problemin e mungesës së mësuesve në Europë.

Rasti i Brukselit

Ndërsa mungesa e mësuesve vazhdon në të gjithë Belgjikën, një numër në rritje i shkollave fillore në Bruksel po kalojnë në një javë mësimi katërditore.

Java e 4/5 e mësimit, që ka filluar të zbatohet për shkak të mungesës së mësuesve, do të thotë se disa shkolla tani nuk kanë mësim të mërkurën, kur nxënësit normalisht do të kishin vetëm gjysmë dite mësimi.

Katër orët e mësimit të asaj dite, shpërndahen mes ditëve të tjera të shkollës.

Të hënën, të martën, të enjten dhe të premten, ata kanë një orë mësimi shtesë.

Mësimi fillojnë 15 minuta më herët, mbaron 20 minuta më vonë dhe ështëë shkurtuar pushimi i drekës: nga një orë e 15 minuta në një orë”.

Shtatë shkolla fillore kanë filluar zbatimin e javës 4/5 këtë vit shkollor për shkak të mungesës së mësuesve, duke e çuar totalin në shtatë deri më tani.

shqip.al

Postime të ngjashme

Filloni të shkruani termin tuaj të kërkimit më lart dhe shtypni enter për të kërkuar. Shtypni ESC për të anuluar.

Back To Top