Niegardsbreen në Norvegji, pjesë e akullnajave të bashkuara në kontinetin europian.
Forca joshëse e tij është magjike. Steinar Bruheim që prej 40 vjetësh shoqëron tursitët në akullnajë. Steinar Bruheim, shoqërues turistësh në akullnajën Nigardsbreen: “Ne i quajmë ata turistë të klimës. Sepse, le të themi, ata arratisen prej të nxehtit e Europës jugore. Ndaj vijnë këtu tek ne në Skandinavi në verë. Ndonëse këtu temperatura arrin edhe këtu është bërë më ngrohtë. Përpara 50 vjetësh akulli mbërrinte deri këtu poshtë në liqene. Por akullnajat po shkrijnë. Vetëm në verën 2018 kanë shkrirë 100 metra. ndoshta vetëm 15 gradë dhe bie shumë shi.” Ai thot, se “ndërkohë kemi arritur në një farë mënyre pikun. Nëse do të vijnë edhe më shumë turistë, në të njëjtën periudhë në të njëjtin vend, duhet të përpiqemi që t’i shpërndajmë ata gjatë gjithë vitit.” Vera është sezon fare i shkurtër: Për Nigardsbreen kjo është si një provë stresi.
Rreth 500 km në drejtim të lindjes, temperature është gati 20 gradë. Në ajër dhe në ujë. Në Suedi, sheshet e kampingut si p.sh. ai Säter në Suedinë qendrore janë bërë të preferuara për turistët që udhëtojnë me kamper nëpër Skandinavi. Nëse i pyet, ata të thonë, se dikur kanë preferuar Mesdheun, por të nxehtit e padurueshëm gjatë viteve të fundit ka bërë që ata të oreintohen nga veriu i Europës. Në Suedi është shënuar 20 përqind rritje e turistëve krahasur me një vit më parë.
Përfiton turizmi në Skandinavi nga ndryshimi i klimës? Parashikimi i një studimi të BE-së është i qartë: Sa më ngrohtë të bëhet aq më shumë turistë do të vijnë drejt rajoneve më të freskëta të Europës.
Suedia ndërkohë ka filluar të reklamojë turizmin. Nën moton: “Coolcation“ synohet të tërhiqen në vend pushuesit e stresuar prej të nxehtit jugor. Susanne Andersson, nga shoqata kombëtare suedeze e turizmit “Visit Sueden”: Ne kemi vënë re, që interesi po rritet gjithnjë e më shumë, qëkurse filluam të informojmë me reklamën „Coolcation“. Në faqen tonë të internetit kemi theksuar, se cfarë mund të përjetosh në Suedi, nëse je në kërkim të një vendi të freskët për të kaluar pushimet. Ndërkohë janë rritur shumë kërkimet ndërkombëtare në Coolcation. Suedia është sot në këtë platformë numri një.
Por Suedisë nuk i pëlqen vetëm ky zhvillim në një drejtim. Sepse edhe sot ka rajone, që po rënkojnë prej turizmit masiv gjatë muajve të verës. Susanne Andersson: “Natyrisht ne kemi disa vende që në periudha të caktuara të verës mbushen përtej kapaciteteve. Ne duhet të përpiqemi, që të mos vijnë të gjithë turistët në të njëjtën kohë.”