Miqësi

Si të rrini në kontakt me miqtë tuaj edhe kur nuk dilni së bashku?!

Më shumë se gjysma, 56% e amerikanëve refuzojnë ftesat sociale, në mënyrë që të shmangin shpenzimet. Sondazhi i kryer nga Self Financial me 1200 njerëz. Lëvizja kushton! Të anketuarit thanë se kursejnë pothuajse 1000 dollarë në vit duke hequr dorë nga aktivitetet e zakonshme shoqërore si darka, filmat ose orari i lumturisë.

Kjo është më e dukshme sot, kur konsumatorët po ndiejnë kulmin e inflacionit. Çmimet e ushqimeve dhe koktejleve në restorante janë rritur.

Ndërsa kursimi i parave mund të lehtësojë ankthin, kufizimi i aktiviteteve të tilla mund të shkaktojë disa emocione negative. Studimet tregojnë se marrëdhëniet cilësore janë faktorë vendimtarë, si për lumturinë, ashtu edhe për jetëgjatësinë e njeriut.

Të bëhesh pronar i një shtëpi ose të shlyesh kredinë është arritje, por a nuk do ishte bukur nëse do të kishit dikë me të cilin ta ndanit këtë kënaqësi?! Sipas, Nashira Lynton, këshilltare financiare dhe themeluese e Renewed Wealth Therapy, thotë, “ju keni arritur qëllimin e madh, keni shlyer borxhin, por me kë po festoni?”. Dijeni se cilat marrëdhënie janë të vlefshme për ju dhe cilat dëshironi të mbani.

1. Vendosni se në cilat marrëdhënie dëshironi të investoni

Kur doni të hiqni shpenzimet jo thelbësore, shikoni buxhetin tuaj dhe identifikoni fushat që mendoni se nuk po ju sjellin gëzim.

E njëjta gjë vlen edhe për marrëdhëniet, thotë Amanda Clayman, drejtuese e një klinike të shëndetit mendor, e specializuar në çështjet e parave. Shikoni sa para po jepni për secilin person, me të cilin kaloni kohë. A përputhet me sa vlerësoni miqësinë e tyre?

Me kë të pëlqen vërtet të kalosh kohë? Disa njerëz nuk janë të mirë për ju, apo keni tendencë të shpenzoni tepër me ta? Procesi i rishikimit është i dobishëm për t’i bërë këto dallime. Vlerësoni sa para po shpenzoni për të ruajtur një marrëdhënie dhe a ia vlen ajo?!

2. Lini të kuptoni se nuk doni, ose nuk mund të zhpenzoni.

Kur refuzoni një ftesë, por nuk thoni arsyen, njerëzit mund të nxjerrin përfundime të shpejta. Ju mund t’u lini të kuptojnë se nuk jeni të gatshëm të shpenzoni në atë aktivitet.

E keni lexuar? 10 aktivitetet më të mira të vjeshtës për fëmijë – Brenda dhe jashtë

Kjo ju ndihmon të kuptoni se cilët janë kufijtë tuaj përpara se të thoni “jo”, në mënyrë që të jeni në gjendje t’i shprehni ato në mënyrë efektive.

3. Planifikoni përpara

“Përpiquni ta mbushni kalendarin tuaj me ngjarje sociale që janë me kosto të ulët,” thotë Clayman. “Duke shkuar për një shëtitje, ose t’i ftoni në darkë në shtëpinë tuaj. Ndërtoni një lloj jete sociale të lirë, në mënyrë që të mos e lini veten në një deficit social.”

4. Lini mënjanë disa kursime për të thënë “po”

Mund të jetë e lehtë dhe madje lehtësuese të largosh miq të mundimshëm, por realiteti është se do të ketë plane në të cilat vërtet dëshiron të shkosh, por thjesht nuk mund t’i përballosh.

“Gjëja që dhemb shumë është kur dikush na kërkon të bëjmë diçka dhe ne nuk kemi para për të thënë po”, thotë Clayman.

Kjo është arsyeja pse duhet të lini mënjanë disa para. Kjo mund të jetë çdo shumë, në çfarëdo frekuence që ju duket e drejtë. Bëhet fjalë për ftesa, për plane që nuk ishin në kalendarin tuaj.

cnbc.com

 

 

Postime të ngjashme

Filloni të shkruani termin tuaj të kërkimit më lart dhe shtypni enter për të kërkuar. Shtypni ESC për të anuluar.

Back To Top