prindërimi

Fraza kryesore që thonë prindërit me EQ të lartë për të reduktuar stresin

A ndiheni të shqetësuar dhe përherë të vonuar?! Nuk jeni vetëm. Në një anketë të fundit nga Shoqata Amerikane e Psikologjisë, gati gjysma e prindërve raportojnë stres të lartë në shumicën e ditëve.

Kjo ngarkesë e vazhdueshme është bërë kaq e zakonshme në SHBA, saqë po theksohen këshillat për mirëqenien mendore të prindërve dhe kujdestarëve. Prindërit sot kalojnë më shumë kohë me fëmijët e tyre, sesa prindërit në mes të viteve ’60, por shumë ende përballen me ndjenja faji dhe shqetësimi se nuk po bëjnë mjaftueshëm. Në një epokë të krahasimeve të pandërprera dhe pasurimit të fëmijëve, është e lehtë të bieni në grackën e ndjenjës së pamjaftueshmërisë dhe mbiprindërimit.

Dr. Jenny Woo është një edukatore e trajnuar në Harvard, studiuese EQ dhe themeluese/CEO e Mind Brain Emotion. Ajo krijoi një seri lojërash edukative me letra dhe mjete të shëndetit mendor, për të ndihmuar fëmijët dhe të rriturit të zhvillojnë aftësitë njerëzore në epokën e AI. Lojërat e saj me letra të vlerësuara: 52 Aftësitë Thelbësore të Përballimit , 52 Aftësitë Thelbësore të Intervistës dhe 52 Aftësitë Thelbësore Sociale përdoren në 50+ vende.

Si të lehtësoni stresin? Doktoresha na tregon se, në punën e saj si edukatore e inteligjencës emocionale, zbuluar se fraza që prindërit me inteligjencë të lartë emocionale e përdorin për të ulur stresin është: Jam mjaftueshëm i mirë.

“E mira e mjaftueshme” nuk do të thotë të bësh minimumin, por ju ndihmon të jeni të vërtetë ndaj asaj që ka rëndësi më shumë për ju dhe për fëmijën, pa u kapur pas pritshmërive të të tjerëve.

Ja si veprojnë prindërit:

Rrinë larg nevojës për miratimin social

Prindërit shpesh shqetësohen për presionin nga bashkëmoshatarët dhe trendet në mediat sociale. Megjithatë, ne rrallë flasim për luftën tonë me presionin social, për të treguar se kemi gjithçka nën kontroll dhe të provonim se po rrisim fëmijë të suksesshëm.

Kur e lidhim vlerën tonë me arritjet e fëmijëve, krijojmë ndjenja ankthi dhe turpi për veten dhe ata. Ky ndryshim fokusi, nga prindërimi në performancë, është një kontribues kryesor për ngarkesën e vazhdueshme emocionale.

Çdo situatë është unike dhe çdo fëmijë zhvillohet me ritmin e tij. Të përpiqesh të imitosh trendet e prindërimit do t’ju lërë konsumojë dhe ju mban larg asaj që vërtet ka rëndësi.

Krijojnë listën “Nuk do ta bëj”

Nëse po bëni ju gjithçka, nuk ka vend të kontribuojnë të tjerët. Prindërit me EQ të lartë shpesh stresohen më pak, pasi nuk marrin përsipër detyra që e dinë se fëmijët e tyre mund t’i menaxhojnë vetë.

Krijoni një listë “Nuk do ta bëj” me tre deri në pesë elemente. Çdo gjashtë muaj, rishikoni atë për të shtuar më shumë detyra, ndërsa fëmijët tuaj rriten dhe bëhen më të aftë. Kjo qasje përgatit fëmijët për botën reale, duke i mësuar ata të marrin iniciativë dhe të zgjidhin probleme.

Përfundimisht, mendësia: “e mira e mjaftueshme” mund t’ju ndihmojë të lehtësoni presionin për të bërë gjithçka perfekt. Përqendrohuni tek ajo që ka vërtet rëndësi dhe fuqizoni fëmijët tuaj të marrin përgjegjësinë për rritjen e tyre.

Postime të ngjashme

Filloni të shkruani termin tuaj të kërkimit më lart dhe shtypni enter për të kërkuar. Shtypni ESC për të anuluar.

Back To Top