FED invest, Ministria e Punëve të Jashtme të Mbretërisë së Holandës, EFSE (Fondi Evropian për Evropën Juglindore) për Zhvillim dhe Rabo Partnerships me qendër në Hollandë kanë festuar 7 vjetorin e bashkëpunimit të suksesshëm midis palëve në një konferencë që u zhvillua ditën e martë 1 tetor në Hotel Plaza në Tiranë. Programi e ka transformuar FEDinvest në ofruesin kryesor në Shqipëri të financave rurale të qëndrueshme dhe gjithëpërfshirëse. Palët shikojnë prapa në përpjekjet e tyre të përbashkëta, bashkëpunimi ka ndërtuar një organizatë të fortë bashkëpunuese financiare me një strategji të qartë, sisteme të fuqishme IT, qeverisje të shëndoshë dhe korniza të menaxhimit të rrezikut dhe operacione efikase. Ky partneritet ka fuqizuar klientët në të gjithë Shqipërinë, duke nxitur prosperitetin dhe zhvillimin rural.
Zana Konini, Kryetare e Këshillit Drejtues të FEDinvest tha gjatë fjalë së hapjes se, “FED invest përfaqëson, jo vetëm kooperativën financiare më të madhe në vend me mbi 90 mijë anëtarë, por dhe një institucion modern në të gjitha aspektet e qeverisjes dhe praktikave të punës, të specializuar në financimin e bujqësisë dhe agrobiznesit, me një ofertë unike shërbimesh financiare, por dhe të asistencës së biznesit Agri, nëpërmjet qendrës ABA dhe platformës digjitale ABA online. Në këtë konferencë gjendemi në vendin, kohën dhe me partnerët e duhur për të diskutuar dhe për të marrë përgjegjësitë tona për avancimin e mëtejshëm të financave dhe bujqësisë së qëndrueshme në vend”.
- Jacob Ole Nestingen, menaxher Finance in Motion tha se, Finance in Motion është këshillues i EFSE. Ndër vite kemi punuar nga afër me FED invest për të mbështetur bizneset e vogla nëpër Shqipëri. FEDinvest punon nga afër me sipërmarrjet, kryesisht në zonat rurale, duke u mundësuar atyre financim, por edhe duke i mbështetur ato në rritje dhe zhvillim”.
Rabo Partnerships, pjesë e bankës Rabobank, banka ndërkombëtare holandeze që udhëheq financimin në Food & Agri, ka qenë ofruesi kryesor i ekspertizës në këtë projekt. Duke reflektuar mbi projektin, Bjorn Schrijver, Menaxher i Projektit, vlerëson investimet e FED invest për energjinë dhe guximin e tyre për të modernizuar sistemet dhe strukturat e tyre të brendshme – një proces shumë kompleks – për të zhvilluar produkte dhe shërbime të përshtatshme për segmentet e pashërbyera të industrisë së shërbimeve financiare në Shqipëri. “Në bashkëpunimin tonë kam përjetuar projektin me FEDinevst si rinor, energjik dhe të guximshëm. Janë njerëzit që e bëjnë atë të ndodhë. Organizata trajton çdo sfidë që i del përpara dhe madje ka realizuar me sukses një iniciativë të sektorit publik dhe privat, së bashku me Bankën Qendrore të Shqipërisë, të mbështetur nga Banka Botërore, duke përditësuar ligjin shqiptar të kooperativave financiare, për të forcuar strukturën e kredisë së kooperativës në Shqipëri që shërbeu si shembull për kooperativat në tërësi në rrjetet e Amerikës Latine, Afrikës dhe Azisë.”
Perlat Sulaj, Administrator i FED invest, theksoi se, gjatë kohëzgjatjes së këtij projekti ne kemi financuar rreth 200 milionë euro, gjysma e të cilave kanë qenë për aktivitete të lidhura me bujqësinë, blegtorinë dhe zonat rurale. Numri i anëtarëve tanë është rritur 2.5 herë nga fillimi i këtij projekti, duke arritur në gati 94 mijë anëtarë. Krahas kredive kemi ofruar një gamë të gjerë të produkteve si depozita, llogari rrjedhëse, produktet e pagesave utilitare etj. Digjitalizimi ka qenë një nga shtyllat e këtij projekti, kemi lancuar iniciativa të tilla si “Kliko-Pago”, iniciativë e re, kryesisht për pagesat e digjitalizuara, kemi lancuar aplikacionin “FedFin” për edukimin financiar dhe “Gruaja në Fed”, iniciativë për të fuqizuar gratë”.
Ambasadori i Mbretërisë së Vendeve të Ulëta, Shkëlqesia e tij. z. Reinout Vos, theksoi se, “Mbretëria e Vendeve të Ulëta është e lumtur të mbështesë këtë projekt, duke mundësuar fuqizimin e fermerëve dhe sipërmarrjeve në zonat rurale”.
Duke parë të ardhmen e bujqësisë së Shqipërisë, disa ekspertë ndanë pikëpamjet e tyre mbi atë që është e rëndësishme për të krijuar një sektor të qëndrueshëm bujqësor. Corné de Louw, Menaxher i Lartë i Projektit në Rabo Partnerships theksoi rëndësinë e të paturit një pikëpamje afatgjatë për të gjithë ekosistemin: “Skemat e inputit të lartë – produktivitetit të lartë nuk janë gjithmonë pika e argjendtë. Për shembull, në Holandë ne përjetojmë efektet negative klimatike të prodhimit të lartë në industrinë tonë të qumështit, gjë që ka një efekt të rëndësishëm në shoqërinë tonë. Gjithashtu, për të mbjellat, efekti i pesticideve dhe plehrave është i rëndësishëm për t’u marrë parasysh për të mbajtur tokë të shëndetshme dhe pjellore. Për më tepër, z. de Louw sugjeron që të shikohet përtej bujqësisë, si më poshtë në zinxhirin e furnizimit ashtu edhe në humbjet pas vjeljes, për të optimizuar efikasitetin dhe qëndrueshmërinë në sistemet ushqimore. Një qasje gjithëpërfshirëse që përfshin të gjitha palët e interesuara dhe bashkon nevojat për shërbime financiare të atyre palëve të interesuara mund të bëjë një ndryshim. “Bashkëpunimi është kyç. Kjo është arsyeja pse jam i emocionuar që kam të gjitha partnerët janë së bashku këtu në skenë”.